Përbërësit:
- 1 gjoks pule
- 1 qepë e vogël
- 2 patate
- 2 karrota
- 3 degë selino
- 2 kunguj të vegjël
- 1 grusht spinaq
- 2-3 lgj vaj ulliri
- ½ lugë çaji paprika
- ½ lugë çaji hudhër pluhur
- 1 gjethe dafine
- ½–1 kub supe pule (opsionale)
- Xhenxhefil pluhur ose të freskët
- Pak majdanoz
- Kripë dhe piper
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim pak vaj ulliri dhe kaurdisim qepën derisa të zbutet, pa marrë ngjyrë. Shtojmë gjoksin e pulës, karrotat, patatet dhe selinon. I përziejmë lehtë. Hedhim ujë sa të mbulojmë përbërësit, shtojmë dafinën, paprikën, hudhrën dhe xhenxhefilin. Kur të marrë valë, ulim zjarrin dhe e lëmë supën të ziejë 30–35 minuta. Nxjerrim mishin e pulës, e copëtojmë dhe e kthejmë sërish në tenxhere. Shtojmë kungujt, i lëmë të ziejnë për 5–7 minuta. Në fund shtojmë spinaqin dhe majdanozin. I përziejmë 1–2 minuta derisa të zbuten. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e shërbejmë supën të ngrohtë.
Komente











