Super grabitja në Rinas, shoqërohet në polici drejtori i sigurisë së Aeroportit

Super grabitja në Rinas, shoqërohet në polici drejtori i sigurisë së Aeroportit

Përgjegjësi për sigurinë në Aeroportin e Rinasit, Kastro Vaskues është shoqëruar në policinë e Tiranës pas grabitjes së 10 milionë eurove në mes të ditës sot në Rinas. Në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme ai është shoqëruar në polici, ndërsa do të merret në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me sistemin e sigurisë.

Sipas ligjit, përgjegjës për të garantuar sigurinë brenda aeroportit është Autoriteti Civil dhe kompania menaxhuese. Hetimet për grabitjen i kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet. Grabitja theu edhe njëherë sistemin e sigurisë brenda perimetrit të aeroportit, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Njëri nga autorët humbi jetën si pasojë e shkëmbimit të zjarrit me policinë, ndërsa të tjerët arritën që të largoheshin së bashku me miliona euro. E gjithë policia e shtetit është ngritur në këmbë për të shkuar në gjurmët e autorëve, por deri tani nuk ka asnjë të prangosur. Grabitësit kanë qenë njohës të mirë të zonës dhe e kanë planifikuar gjithçka në detaje.

Përgjegjësi për sigurinë në Aeroportin e Rinasit, Kastro Vaskues

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona