Super pagat/ Deputetët deri në 5 milionë lekë (të vjetra) në muaj bashkë me përfitimet, tejkalojnë kryeministrin dhe Presidentin 

Super pagat/ Deputetët deri në 5 milionë lekë (të vjetra) në muaj bashkë me përfitimet, tejkalojnë kryeministrin dhe Presidentin 

Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë votoi javën e kaluar dyfishimin e pagave të deputetëve, ndërsa u rritëm me gati 50 % paga për Presidentin, kryeministrin, zëvendëskryeministrin, kryetarin dhe nënkryetarin e Kuvendit, si dhe për inspektorin e ILDKP. Nga 156 770 lekë që ishte, paga e deputetit u rrit në 310 250 lekë. Bëhet fjalë për pagën bruto. Nga paga bruto 310 250 lekë mbahen detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore (9.5 % mbi pagën maksimale të sigurimeve shoqërore) dhe sigurimeve shëndetësore (1.7 %) si dhe kontribut të sigurimeve suplementare 5 %. Kështu që paga neto e deputetëve, pra rroga mujore që u kalon në llogari është rreth 260 mijë lekë ose 2.6 milionë lekë të vjetra. 

Por krahas pagës bazë, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfitojnë pagesë mujore në vlerën 40 mijë lekë për shpenzime karburanti si dhe 17 mijë lekë për shpenzime telefonie. Shumica e deputetëve rezultojnë se përfitojnë çdo muaj 75,250 lekë dieta për udhëtime brenda vendit. Krahas pagës bazë tashmë 3 milionë lekë bruto (2.6 milionë neto), deputetët paguhen me 2 000 lekë për çdo pjesëmarrje në mbledhjes e komisioneve parlamentare. 20 deputetë marrin nga 30 mijë lekë në muaj ose rreth 300 euro, për rimbursim qiraje banese, me pretendimin se banojnë me qira në Tiranë. 

Disa deputetë deklarojnë nga 15 mijë deri në 36 mijë ose rreth 300 euro në muaj pagesa nga buxheti i Kuvend si rimbursim për shpenzimet për fjetje në hotele brenda vendit. Të gjitha këto përfitime, krahas pagës bazë, arrijnë në një vlerë nga 100 mijë lekë deri në 150 mijë lekë ose rreth 1.5 mijë euro në muaj, por ka raste që përfitimet janë gati sa paga neto që u rrit javën e kaluar. 

Paga më e lartë në piramidën e shtetit shqiptar aktualisht është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë. Por, të ardhurat mujore për deputetët tejkalojnë të ardhurat e Presidentit, për shkak të dietave të larta, pagesave për karburant, telefon dhe pjesëmarrje në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Të ardhurat mujore të deputetëve, vetëm nga statuti i deputetit, do të arrijnë deri në 5 milionë lekë të vjetra në muaj.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 31/05/2023 08:42

    Un kam punuar nje jete me tre turne dhe keta me japin 97 mij lek te vjetra Kurse keta nuk kane punuar asnje dite te dobishme pune dhe i vune rrogat e tyre 5 milion leke te vjetra Kjo eshte demokraci kjo eshte barazi Ah u shifshit me rrenje e fis

    Përgjigju
  • Shume mire: 30/05/2023 22:47

    Tani te behet zgjedhja e deputetit me vota ne koke jo me liste partie! Pra ta vendosi votuesi kush meriton 5mil lek muaj jo partia me liderat e partise

    Përgjigju
    • Or tej: 31/05/2023 07:34

      Ka 100 vjet qe ky popull mban ne pushtet hajduter nderkohe qe ti akoma mendon qe populli qenka ne gjendje te zgjedhe perfaqesuesin e duhur. Leri endrrat or teeeejjjjj

  • Besi: 30/05/2023 22:05

    Turp.

    Përgjigju
  • Olsi: 30/05/2023 21:16

    Ilace ju befshin.

    Përgjigju
  • destan: 30/05/2023 20:47

    Turpi i botes, hajduteve ju rritet rroga nderkohe qe pensionistet jane viketimat e ketyre 32 viteve sepse ne kohen e diktatures mernin me shume. O parti ju qofshim fale se ne mengjes gomar ne darke deputet.

    Përgjigju
  • Miku: 30/05/2023 20:16

    Ka lezet, mesuesve u rritet 2.700 leke te reja, ketyre mbi 150 mije leke. Bravo, Rama e Alibeaj, konsensusi nuk mungon per xhepat

    Përgjigju
  • I.M Bejleri: 30/05/2023 17:51

    Tani nuk do shiten e bëhen spiunë më deputetët e kuvendit se me këto rroga dinjitoze janë të kënaqur dhe ndjehen të ngopur.

    Përgjigju
    • Pjeter: 30/05/2023 22:44

      Mmmmm, je i sigurt??!!! Varet ke vene ne lista Kryetaret e partive, por me shume mundesi pjesa me e madhe ketyre deputeteve, kane mandat te tallin k e do te paguhen mire per te.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë