Superaksion anti drogë, kapen
1.3 ton kanabis, 8 në pranga

Superaksion anti drogë, kapen<br />1.3 ton kanabis, 8 në pranga
Operacion i gjerë antikanabis në shkallë vendi. Policia e Shtetit ka nxjerrë në terren mbi 300 forca policore të angazhuara në disa qarqe të Shqipërisë, nga jugu në veri.

Në orët e para të mëngjesit, forca policore, specialet e FNSH e ekipet e antidrogës u shpërndanë në Shkodër, Vlorë e Gjirokastër. Ditën e djeshme është krehur zona e Krujës ku dhe vijon ende aksioni.

Kurse sot, operacioni është shtrirë përkatësisht në zonat e Dukagjinit, Shkodër, Krujës, Matit, Durrësit, Vlorë, në Gjirokastër në Malësinë e Kurveleshit, Memaliaj dhe Tepelenë. Sipas policisë, vetëm gjatë ditës së parë të këtij aksioni masiv, në 11 operacione janë sekuestruar 1 ton e 365 kg lëndë narkotike e sekuestruar, ndërsa rreth 8 mijë rrënjë kanabis janë asgjësuar. 

Në prangat e policisë kanë rënë 8 persona të dyshuar si posedues të lëndës narkotike, ndërsa 17 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Ndërkohë, janë sekuestruar edhe 4 armë zjarri e municione.

Operacionet e Policisë sot në ditën e parë:

2 në Shkodër

5 në Gjirokastër

1 në Krujë 

2 në Vlorë

1 në Mat

Rreth 300 forca policore janë angazhuar në këto operacione. Këto zhvillime vijnë pas sasisë rekord të kanabisit që u gjet në një magazinë në një fshat të Krujës ku u sekuestrua 1.3 ton kanabis sativa e tharë e bërë gati për treg si dhe u zbulua edhe një laborator droge.

Që në orët e para, operacioni dha rezultatet e para. Disa qindra kilogramë kanabis të tharë e magazinuar gati për treg u sekuestruan, ndërsa në pranga kanë rënë disa persona, mes tyre dhe një ndërtues. Gjatë kontrolleve janë kapur dhe armë. 

Aksioni vijon edhe në këto momente, ndërsa sasia e drogës së sekuestruar është në shifra të konsiderueshme. 

Rezultatet e para nga operacioni i sotëm:

Ora 20:30, Shkodër sekuestrohen 92 kg kanabis
Vijojnë operacionet anti kannabis në Shkodër, sekuestrohen rreth 50 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, 250 bimë në proçes tharje dhe 2 armë zjarri automatike. Shpallen në kërkim 3 shtetas të dyshuar. Gjithashtu po gjatë paradites në një tjetër operacion u sekuestruan 42 kg Canabis Sativa. Gjithsej në dy operacione u sekuestruan 92 kg lëndë narkotike.

Nga shërbimet e D.V.P Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të policisë Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e prodhimit të lëndëve narkotike, në njësinë Administrative Pult, Shkodër është zhvilluar operacioni i radhës anti cannabis.

Si rezultat i këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve :

*P.Sh. 47 vjeç, banues në Shkodër

*L.Sh. 51 vjeç, banues në Shkodër

*A.Sh. 34 vjeç, banues në Shkodër

Gjithashtu në vijim të këtij operacioni u zhvilluan kontrrolle dhe u arrit që :

•Në banesë e shtetasve P.Sh dhe L.Sh u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

-rreth 39 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva
-250 bimë në proçes tharjep të cilat u asgjesuane anë të djegies
-një automatik mod. 56 me krëhër me 30 fishekë

•Në banesën e shtetasit A.Sh. u gjet ambjent i përshtatshëm dhe një numër i konsiderushëm bimësh të dyshuar narkotike në proçes tharje të cilat u asgjesuan me anë të djegies.

•Gjithashtu në një banesë të braktisur në fshatin Boks, Plan u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

-rreth 11 kg lëndë e dyshuar narkotike 
-një automatik mod.56 me krëhër me 2 fishekë

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 28



Ora 19:30, Bilanci i operacioneve të Policisë: Kapen 1.2 ton drogë
Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Policia e shtetit ka publikuar bilancin e ditës së parë të aksionit masiv antidrogë në të gjithë vendin. Sipas policisë, deri tani 11 operacione ne disa qarqe. 1 ton e 273 kg droge e sekuestruar. 4 arme zjarri e municione.

Rreth 8.000 bime të asgjësuara.

14 persona te proceduar nder ta 8 arrestuar.

Operacionet:

2 ne Shkodër

5 ne Gjirokaster

1 ne Kruje 

2 ne Vlore

1 ne Mat.

Rreth 300 forca policore ne operacione. Vijojn operacionet

Ora 18:00, Mat, sekuestrohen 310 rrënjë kanabis, shoqërohen dy persona
Në Njësinë Administrative Derjan, Bashkia Mat, në territorin e fshatit Lami i Madh, forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, dhe SH.Ç.B.A pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, mbi bazën e informacioneve të marra në burime të ndrydhme kanë ushtruar kontroll dhe në një parcelë të hapur rishtas kanë gjetur të kultivuara 310 bimë të dyshuara cannabis sativa. 

Bimët e kultivuara u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mat, dy persona për tu pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".



Ora 17: 13, Përmet, sekuestrohen 400 kg kanabis, në kërkim autorët
Policia ka sekuestrua 400 kg lëngë narkotike, kanabis sativa në Përmet. Lënda narkotike është gjetur në vendin e quajtur "Përroi i fshatit Odriçan", Njësia administrative Piskovë, në një kapanon të përshtatur me llamarina u gjet lëndë narkotike në proces tharje.

Për shkak të terrenit të thyer autorët kanë mundur të largohen. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

Ora 15:20, Vlorë, sekuestrohen 4 650 bimë kanabis, arrestohet tre persona 
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kallarat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia ka konstatuar një kasolle, ku nga kontrolli i ushtruar në të, janë gjetur rreth 100 bimë të thara brenda dhe rreth 200 bimë të tjera të mbjella jasht saj, të llojit Cannabis Sattiva.

Policia ka kapur në flagrancë 2 shtetas (brenda kasolles) si autorë të dyshuar në lidhje me posedimin dhe kultivimin e këtyre bimëve narkotike:
1- Besmir Spaho, 30 vjeç, banues në Vlorë.
2- Erald Gjonbrati, 31 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Mesaplik, Policia ka konstatuar tre kasolle, brenda të cilave janë gjetur rreth 2500 bimë narkotike të thara, 250 bimë të mbjella përreth tyre, si dhe ka sekuestruar një thes me 3 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva (në formë boçesh).

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin K.Ll., 64 vjeç, për "Moskallëzim krimi".

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Dukat të Vlorës, Policia ka asgjësuar rreth 1600 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në një parcelë pranë vendit të quajtur "Qafa e Shëngjergjit", për të cilat po punohet për kapjen e kultivuesve të tyre.

Po punohet për konstatimin e ambienteve të tjera me lëndë narkotike dhe kapjen e autorëve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.



Ora 14:20, Memaliaj dhe Tepelenë kapen 690 kg kanabis, arrestohen 3 persona
Policia e Tepelenës ka sekuestruar një sasi prej 690 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në disa operacione të ndryshme. Konkretisht, në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh në një objekt të braktisur u kap në flagrancë shtetasi Astrit Selmani, 34 vjeç, banues në Borsh, Sarandë.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë narkotike kanabis sativa e përpunuar dhe 180 kg lëndë narkotike në proces tharje.

ndërkohë nga një operacion i zhvilluar në fshatin Nivicë, në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle u konstatuan bimë narkotike në proces tharje.

Nga kontrolli i ushtruar në këto dy kasolle u gjetën 310 kg lëndë narkotike kanabis sativa në proces tharjeje si dhe bimë të kultivuara. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të lëndës narkotike.

Ndërkohë, në dy fshatra të Memaliajt, Matohasanaj dhe Zhapokikë, pas një operacioni të policisë janë sekuestruar rreth 170 kg lëndë narkotike dhe dy armë zjarri. 

Si rezultat i operacionit në fshatin, Matohasanaj, Njësia administrative Lops, në pjesën malore të fshatit, në një stallë u kap në flagrancë shtetasi Adhurim Harizi, 35 vjeç, banues në Matohasanaj, Tepelenë.

Nga kontrolli i ushtruar në stallë u gjetën 50 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar dhe rreth 60 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje.

Gjithashtu në fshatin Zhapokikë, në pjesën malore të fshatit u gjetën në 6 thasë 60 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva si dhe në afërsi të lëndës narkotike u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri, një automatik dhe një pushkë 10.

Nga Shërbimet e Policisë u bë shpallja në kërkim e dy vëllezërve E.H dhe R.H. 

Ora 11:40, Vlore, zbulohen 50 kg hashash në një pallat, arrestohet pronari i pallatit
Policia e Vlorës ka sekuestrua një sasi prej 50 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa në një pallat në ndërtim. Lënda narkotike është zbuluar në një pallat në zonën e Ujit të Ftohtë dhe policia ka vënë në pranga ndërtuesin, Ferdinant Mile. Sipas policisë, gjithashtu në Kallarat dhe Mesapik janë gjetur magazina me sasi të konsiderueshme kanabisi.



Ora 10:10, Nikel Kruje, 85 kg kanabis një magazinë, e gatshme për shitje. 2 në pranga
Policia ka zbuluar një magazinë për tharjen e drogës në Nikël të Krujës. Gjatë një operacioni të mbajtur mbrëmjen e djeshme policia sekuestroi rreth 85 kg kanabis në një hangar. Droga ishte e tharë dhe e gatshme për t’u shitur. Ndërkohë policia ka sekuestruar edhe disa bimë të tjera të cilat ishin të pakorrura. Gjatë aksionit, janë arrestuar 2 persona dhe po ndiqet në gjendje të lirë një tjetër. Sekuestrohen edhe 1 100 bimë në proces tharje dhe 1 900 të kultivuara.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe fillon proçedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas tjetër.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë pas informacioneve të marra në rrugë operative, në vijim të punës së pandëprerë për parandalimin e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike, në fshatin Kameras, Krujë  kanë konstatuar bimë Cannabis Sattiva dhe ambjente që shërbenin për tharjen e tyre.

Në brendësi të këtyre ambjeteve u gjetën bimë narkotike të thara, në proçes tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:

1. Edrin Sulaj, 22 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin;
 2.E. C.  17 vjeç   banues në Krujë.

Gjithashtu filloi proçedimi penale në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

• B.K.banues në Arrameras.

Më datë 20.102016, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kameras, pranë shtëpisë së shtetasit B.K. janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike dhe tre ambjente të përshtatura për tharjen e tyre.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

•  103 pako me mbështjellëse plastike të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë rreth 85 kg;

•  1 100 bimë narkotike në proces tharje të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva dhe

• 800 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Gjithshtu është ushtruar kontroll edhe në fshatin Kurcaj,  Krujë ku janë konstatuar 4 ambiente  të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• në këto ambiente janë gjetur të varura degëza me boçe të pastruara   nga gjethet e Cannabis Sattiva.

• 1 100 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar