Super-aksioni antidrogë/ Dy kokat e bandës, Kanani dhe Heqimi me biznese private ja kompanitë e tyre

Dy drejtuesit e grupeve kriminale në Fier, zotërojnë biznese në këtë qytet. Met Kanani dhe Bilbil Heqimi rezultojnë të kenë në pronësi të tyre dy kompani private, ku kanë ushtruar aktivitet tregtar. Më konkretisht thotë prokuroria në emër të Met Kananit, është kompania “Albtek”, e cila është një kompani që kryen aktivitet në fushën e elektronikës. Kanani e zotëron këtë kompani 100 për qind, ndërkohë mësohet se në 21 prill 2014, ai ka pezulluar aktivitetin tregtar të kësaj kompanie. Ndërsa drejtuesi tjetër i këtij grupi kriminal, biznesmeni Bilbil Heqimi, rezulton se zotëron kompaninë e veshmbathjeve “ANDREA & MISTJAN”. Fillimisht këtë kompani Heqimi e ka hapur me një shtetas Italian, por më pas të gjithë kapitalin e saj e ka zotëruar vetë.Kompania ka si objekt të veprimtarisë së saj, përpunimin e veshmbathjeve.



Met Kanani dhe anëtarët e bandës së drogës


Katër financuesit që blinin drogën
Veç dy biznesmenëve gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Krimeve të Rënda ka evidentuar dhe katër persona si financues të trafikut të drogës. Këta persona janë shtetasit Klinsi Aliaj, Orges Islami, Iliro Haruni dhe Florand Xhabej. Burimet thonë se Klinsi Aliaj, është një tregtar që zotëron kompaninë “ERKS” që momentalisht është një kompani me aktivitet tregtar në likujdim. Ndër të tjera Orges Islami zotëronte një aktivitet tregtar me emrin “MALBORO TOBACO”, aktivitet të cilën e ka pezulluar në datën 12 shkurt 2018.

Këta persona është provuar se kanë financuar me shuma të konsiderueshme blerjen e sasive të mëdha të drogës, e cila blihej tek kultivuesit. Më pas lënda narkotike grumbullohej tek një magazinë në emër stë shetasit Sotiraq Saraçi, dhe prej këndej sasia e drogës shpërndahej në shumë vende, duke u transportuar me kamiona, makina të vogla dhe skafe.

Ndër skafistët e arrestuar të këtij grupi kanë qënë shtetasit Ruvin Spahiu, Besmir Lupi, Redjan Dervishi, ndërsa me kamion ka transportuar drogë në Maqedoni i arrestuari Mentor Moçka dhe në një rast me kafshë ka trnsportuar drogë në drejtim të Greqisë i arrestuari Lavdim Çuku. Ndërsa si persona ndërmjetës të këtyre dy grupeve kriminale kanë qënë të arrestuarit Gojart Jahelezi, Nexhat Mlloja,Klaudio Ulndreaj, Alfred Shabani,Arvanit Ulndreaj, Armando Gjini dhe Andrea Balla.

Pas kapjes së Kananit, anëtarët: Pastroni farmacinë

Pas arrestimit të Met Kananit në Turqi në muajin mars të këtij viti, hetimet janë përqëndruar në Shqipëri për arrestimin e personave të tjerë bashkëpuntorë të tij. Grupi kriminal trafikonte kanabis në drejtim të Turqisë dhe më pas droga shpërndahej në vendet e BE-së. Kjo ishte edhe linja e re e trafikimit, ku transportoheshin edhe droga të forta si heroinë dhe kokainë. Nga hetimet e kryera nga Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, u ra në gjurmët e disa prej anëtarëve të bandës të cilët vepronin në territorin shqiptar.

Prangosja e Met Kananit ka bërë që trafikantët e tjerë në Shqipëri të merrnin masa për fshehjen e drogës. Disa persona të dyshuar janë përgjuar me metoda speciale teksa ndanin porositë për njëri-tjetrin. "Pastroni farmacinë", ka qënë kodi i përdorur nga disa prej anëtarëve të bandës që nënkuptonte të pastronin shtëpitë dhe vendet e punës, duke i paraprirë një ndërhyrje të menjëhershme të policisë.


Bizneset private të Kananit dhe Heqimit

PDF Biznesi që zotëronte Met Kanani (klikoni që të hapet dokumenti)

PDF Biznesi që zotëron Bilbil Heqimi (klikoni që të hapet dokumenti)

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lokja.: 13/05/2018 13:44

    GERRMONI te BILJA SE KA SHUME E SHUME NEN RROGOZ .KA VRARE, KA MARRE PENG , KA TJETERSUAR PRONA , KA MARRE PENG femije.KA LIDHJE me ISIS .DHE me BAFTJAR ZEQON me BORICET DONI TI KAPNI SE ATA LEHIN E KAFSHOJNE JANE TRIMAT QE DREJTOJNE BASHKITE PREFEKTURAT .MAFIA TURKE E LIDHUR ME MJEKERCJEPET E ISIS .z

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu