Supergoli i Bares nuk e shpëton Espanyolin, Villarreali merr fitoren e thellë (VIDEO)

Supergoli i Bares nuk e shpëton Espanyolin, Villarreali merr fitoren e thellë (VIDEO)

Keidi Bare

Villarreal ka triumfuar me rezultatin e thellë 5-1 ndaj Espanyolit, me golin e vetëm që për “bardheblutë” e realizoi mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare. Një pjesë e parë e mbushur plot dhimbje ishte ajo e kësaj përballjeje për ekipin e Bares.

“Nëndetësja e verdhë” zhbllokoi rezultatin në minutën e 14’ me Pinon, i cili deri në përfundim të ndeshjes realizonte “poker”, duke shënuar më pas në minutën e 20’ dhe të 45+1’ në këtë fraksion.

Në pjesën e dytë Villarreal pati sërish dominimin e lojës, me Pinon që realizoi golin e tij të katërt në minutën e 53’. I vetmi gol për Espanyolin në këtë përballje u realizua nga Bare në minutën e 65’, në një realizim shumë të bukur nga shqiptari.

Megjithatë përballë rezultatit që në minutën e 86’ u thellua edhe më shumë nga Dia, që e çoi 5-1, ai gol i Keidi Bares nuk e lehtësoi aspak dhimbjen e Espanyol në takimin e raundit të 26-të të La Ligës.

Pas këtij takimi Villarreal renditet në vend të pestë me 42 pikë, teksa Espanyoli renditet I 14-ti me 29 pikë të grumbulluara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro