Supergrabitja në Greqi, Athina i kërkon Europol-it që të gjejë 1 mln euro! Kreu i bandës udhëtoi edhe në Shqipëri

Supergrabitja në Greqi, Athina i kërkon Europol-it që të gjejë 1 mln euro! Kreu i bandës udhëtoi edhe në Shqipëri

Valuta e sekuestruar, arma dhe furgoni i blinduar që u grabit

Greqi- Një supergrabitje ka ndodhur më 26 Shtator në Greqi, teksa 4 persona që udhëtonin me një automjet të vjedhur bastisën një furgon që transportonte sasi të mëdha valute, jashtë një dyqani lodrash në Lavrio. 

Shuma e vjedhur konsiderohet rreth 1,2 mln euro, teksa pjesë e grupit besohet se ka edhe shqiptarë. Greqia ka vënë në dijeni Europolin për ndihmë, me qëllim gjetjen e parave, teksa kërkimet përveç vendit fqinj dhe Francës, po bëhen edhe në Shqipëri.

Hetimi zbuloi se kreu i grupit kriminal, një 56-vjeçar, kishte precedentë të shumtë prej vitit 1993. Dy javë pas grabitjes ai rezulton të ketë udhëtuar edhe drejt Shqipërisë. Pasi qëndroi 1 muaj në Shqipëri, ai u kthye në Athinë.

Pas dy javësh qëndrimi në kryeqytetin grek, bashkë me një të afërm udhëtoi sërish drejt Parisit në Francë. Edhe i afërmi dyshohet se ka marrë pjesë në grabitje. Hetuesit besojnë se udhëtimet e kreut të bandës janë bërë pikërisht për të fshehur shumën e 1 mln eurove të grabitura.

Sipas dinamikës së krimit, 3 nga autorët të veshur me të bardha dhe të maskuar, çanë fillimisht gomat e furgonit me para e të blinduar. Më pas nën kërcënimin e armëve dhe të një eksplozivi, hodhën bojë në xhamin e parë të mjetit dhe kërcënuan punonjësit. 

Eurot e sekuestruara, arma dhe provat materiale

Një prej personave që ndodhej brenda, ka hapur portën dhe grabitësit kanë arritur të marrin 1 milion e 185 mijë e 226 euro.

Pas dy muaj hetime, policia arriti të identifikojë dhe arrestojë autorët më 27 nëntor. Policia arrestoi 6 persona dhe sekuestroi rreth 211 mijë euro, si dhe armë e sende që u përdorën në grabitje. Ata vepronin si grup i organizuar kriminal. Policia tha se të arrestuarit ishin shtetas grekë, por në mungesë të publikimit të identiteteve nuk dihet nëse kishin edhe kombësi tjetër.Ka dyshime se këto udhëtime janë bërë për të fshehur paratë, shkruan media greke.

Duke qenë se nga shuma totale e grabitur mungojnë rreth 1 milion euro, policia greke ka kërkuar ndihmën e Europol për të hetuar lëvizjet e të dyshuarit në Shqipëri e Francë, e nëse shuma e parave është transferuar pikërisht në këto dy vende.

Furgoni i blinduar ku transportoheshin rreth 1,2 mln euro

A.Q/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Për çfarë këngësh arrestoheshin dikur tifozët në stadiume dhe a duhet lejuar sot Adem Jashari?

Kreshnik Spahiu: Për çfarë këngësh arrestoheshin dikur tifozët në stadiume dhe a duhet lejuar sot Adem Jashari?