Atentati në Ndroq, vetëdorëzohet autori i vrasjes së Alfred Dedjas, 26-vjeçari u shoqërua nga familjarët dhe avokati në policinë e Tiranës

Atentati në Ndroq, vetëdorëzohet autori i vrasjes së Alfred Dedjas, 26-vjeçari u shoqërua nga familjarët dhe avokati në policinë e Tiranës

Alfred Dedja (viktima) dhe Julian Gjoshi (autori) dhe foto nga vendi i ngjarjes

Tirane - Pak orë më vonë, pasi policia i kishte mbyllur thuajse çdo mundësi për të qëndruar i arratisur, Julian Gjoshi u vetëdorëzua në shoqërinë e familjarëve dhe avokatit të tij në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.

Burime për gazetarin Sokol Dema,  bëjnë me dije se blutë e kishin lokalizuar përmes negociatave me njerëzit e afërt, por pak minuta para ndërhyrjes për arrestim, është paraqitur në polici me vullnet të lirë.

Automjeti i dyshuar që u përdor nga autori është sekuestruar si pjesë e hetimeve.

I bindur se hetuesit do binin shpejt në gjurmët e tij, kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajri nuk e dogji automjetin me të cilin u largua pas vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja, pasditen e së dielës (1 dhjetor 2024) në Ndroq. 26-vjeçari Julian Gjoshi, e braktisi makinën ML në pronësi të babait të tij pranë Shkëmbit të Kavajës dhe pak më tutje u gjetën edhe targat, por jo arma e përdorur në krim.

Julian Gjoshi ishte në lokal “Kështjella” i ulur në tavolinë me një të afërt të pronarit. Sapo Alfred Dedja ka hyrë, i zgjati dorën për ta takuar por Gjoshi e qëlloi me 5 plumba pistolete pa e nxjerrë fare nga xhepi i xhupit. Edhe viktimës iu gjet një pistoletë por që nuk e ka përdorur për shkak se u kap në befasi.

'Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.

Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë  bënë ndalimin e  autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak.', njofton policia.

I dyshuari Julian Gjoshi, i kthyer së fundmi nga Spanja, është vëllai i gruas së Altin Hajrit, të kërkuar nga drejtësia për marrjen peng, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, ngjarje e ndodhur janar të 2020-ës, në kompleksin në pronësi të tij në Shijak “Golden”. Në këtë resort shumë vite më parë ka qenë menaxher Alfred Dedja. Të dy kishin njohje dhe afrimitet, por së fundi dyshohet të kenë pasur debate të vazhdueshme. Hetuesit mendojnë se në lokal “Kështjella” do të takoheshin për tu sqaruar, por arma nuk i la vend fjalëve.

Alfred Dedja, i cili jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë ishte me precedent penal në fushën e narkotikëve në shtetin fqinj. Ndërsa autori i dyshuar Julian Gjoshi, në Shqipëri është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Për këtë çështje, emri i tij përmendet në dosjen e SPAK për ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja, të cilit Altin Hajri, i kërkon të ndërhyjë për ta liruar nga burgu.

Motivi ende është i paqartë për hetuesit, se përse Julian Gjoshi vrau ish-bashkëpunëtorin e kunatit, por paraprakisht hetuesit dyshojnë se krimi vjen pas prishjes së pazareve të drogës.

G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gjeorgji, protestuesit pro-BE-së mbrojnë gruan e moshuar nga uji i autobotëve të policisë

VIDEO/ Gjeorgji, protestuesit pro-BE-së mbrojnë gruan e moshuar nga uji i autobotëve të policisë