/ATSH/. - Te merkuren pasdite jane luajtur 4 ndeshje te javes se 25-te te kategorise superiore. Ne to u shenuan 12 gola, ku me shume u shenuan ne fushen e Kukesit, qe mundi me rezultatin e thelle 5-2 Teuten e Durresit.
Skenderbeu i krijon probleme Tiranes, qe e sheh gjithnje e me larg veten nga kreu i tabeles se klasifikimit.
Rezultatet e kesaj jave jane:
E merkure:
Skenderbeu - Tirana         1-0
Kukesi - Teuta                 5-2
Laci - Vllaznia                 1-0
Partizani - Flamurtari      2-1
E enjte:
Elbasani - Apolonia
Renditja eshte: Kukesi 52 pike, Skenderbeu 51, Tirana, Partizani 47, Laçi 41, Flamurtari 34, Vllaznia 27, Teuta 19, Elbasani 13, Apolonia 10 pike.