Finalja e Kupës Libertadore River Plate - Boca Juniors nuk luhet. Superklásikja është shtyrë për një datë të pacaktuar. Një vendim i hidhur, pas dhunëst që shpërtheu të shtunën dhe kaosit të së dielës, me të plagosur e të arrestuar, ndërsa ende dominon tensioni, çka ka bërë që drejtuesit e Federatës Latine të marrin një vendim drastik.
Përsa kohë nuk ka ende një datë, kjo ka bërë që Boca Juniors të kërkojë fitoren në tavolinë 3:0. Ndeshjen e kaluar ekipet barazuan 2:2 në fushën e Boca-s. Megjithatë mediat raportojnë se Federata Latine do vendosë të martën për datën se kur do luhet akti i dytë i finales së shumë pritur të "Superklasikes", River Plate - Boca Juniors.
Media argjentinase theksojnë gjithashtu se mund të përjashtohet stadiumi "Monumental", e nëse kjo ndodh, finalja e kthimit do të luhet të Abu Dhabi në 8 dhjetor, sepse javën e ardhshme është e pamundur të luhet në Buenos Aires për shkak të samitit të G20.