Superkupa e 2020 në 'Arenën Kombëtare'? UEFA vendos të enjten

Superkupa e 2020 në 'Arenën Kombëtare'? UEFA vendos të enjten

Arena Kombëtare

UEFA do të vendosë ditën e enjte nëse ekziston mundësia që Shqipëria të mirëpresë një finale të Superkupës së Europës. Federata jonë ka aplikuar për finalen e vitit 2020, ndërsa UEFA ka dërguar në muajin e kaluar disa vëzhgues për të ndjekur më nga afër shkallën e punimeve.

Gjasat që të zgjidhet “Arena Kombëtare” për një sfidë të këtij niveli, realisht janë të vogla, pasi prezantohemi me një stadium që ende nuk ka përfunduar. Kjo situatë është identike me atë të vitit të kaluar, kur Shqipëria kërkoi të merrte organizimin e finales së 2019 dhe kërkesa iu refuzua nga ana e UEFA-s.

Megjithatë, pavarësisht përgjigjes që pritet në ditën e enjte, FSHF do të aplikojë në çdo vit për të organizuar një finale të Superkupës së Europës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5