Në pritje të Premier League, që nis javën e ardhshme me 22 gusht, të dielën do të luhet superkupa e Anglisë mes Arsenalit kampion të Premier League dhe Manchester City-t që sezonin e kaluar fitoi FA Cup.

Ndryshe nga vitet e kaluara kjo përballje nuk do të jetë në Uembley të Londrës, por në stadiumin e Kardifit, ndërsa është parashikuar të nisë në orën 16:00. Deri më tani nga shumë tifozë, të cilët nuk janë mbështetës të këtyre dy ekipeve, është konsideruar si një ndeshje vere, por protagonistët nuk bien dakord me këtë pjesë.

Fillimisht trajneri i Manchester City-t Enzo Maresca, që në këtë ndeshje debuton me ‘qytetarët’, thotë ‘se në lojë është një trofe dhe në këtë rast dëshiron shumë ta fitojë’. I të njëjti mendim ka qenë edhe futbollisti i Arsenalit spanjolli Mikel Merino i cili thotë se ‘jo vetëm për faktin se është një trofe, por edhe sepse në fushë zbret Arsenali e rëndësishmë është të fitohet’. Sakaq trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka deklaruar se ‘mentaliteti i këtij klubi kërkon që të fitohet çdo trofe i mundshëm’.

Këtë fundjavë kampionati i parë nga ‘top 5’ në Evropë që ka nisur është La Liga spanjolle, por për shkak se kanë patur lojtarë të angazhuar deri vonë në Botëror, ekipe si Barcelona, Real madrid, Atletico Madrid dhe Betis nuk do të luajnë.

Javën e ardhshme, më 22 gusht, përveç Premier League do të nisë Seria A italiane dhe Ligue 1 e Francës, ndërsa kampionati i fundit nga ‘top 5’ më të mirat e evropës që nis më vonë është Bundesliga me 28 gusht.