Më 12 gusht ishte përcaktuar të luhej Superkupa e Shqipërisë, por ishte ende në dilemë stadium dhe orari i sfidës.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar se është vendosur që finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, në datën 12 gusht, ora 19:45.
Edhe pse Skënderbeu e fitoi, si Kupën, ashtu edhe kampionatin, rregullorja e përcakton që klubi që arrin t’i fitojë të dyja trofetë do të ndeshet me finalistin e Kupës, pra me Laçin.

Komento
Komente

