Superkupa e Spanjës, Reali mposht
3-1 Barcelonën, skuqet Ronaldo/VD

Superkupa e Spanjës, Reali mposht<br />3-1 Barcelonën, skuqet Ronaldo/VD
Real Madridi ka mposhtur Barcelonën në Camp Nou me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

Anjëra nga skuadrat nuk shënoi në pjesën e pare duke shkuar në pushim me rrjeta të paprekura.
 
Ndryshe nga pjesa e parë, në të dytë, ishte autogoli i Pique që pas një harkimi të ulët në zonë, kaloi kundërshtarët në avantazh.
 
Pas disa tentativave të Barcelonës, gjyqtari akordoi një penallti pas një ndërhyrje të gabuar të Keylor Navas, të cilën e mori përsipër Lionel Messi dhe u tregua i saktë, duke barazuar rezultatin.
 
Por pas një kundërsulmi të shpejtë, Los Blancos e rikthyen epërsinë e tyre me anë të Cristiano Ronaldo, i cili pak minuta më pas mori kartonin e dytë të verdhë dhe doli nga fusha.
 
Pavarësisht se ishin me 10 lojtarë mbretërit shënuan sërisht me Asensio në minutën e 90, i cili e çoi skuadrën e tij një hap më pranë Superkupës Spanjolle.
 
Ndeshja e kthimit në Bernabeu do të luhet javën tjetër dhe do të jetë një detyrë e vështirë për katalanasit, të cilët duhet të shfrytëzojnë gjithçka nëse duan të fitojnë. 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë