Ndeshja e Superkupës së Europës 2017 e luajtur në stadiumin ˝Arena Kombëtare Filipi II˝ transmetoi anën delikate të krizës ndëretnike në Maqedoni.
Ndeshja e një kompeticioni europian që organizohet nga UEFA, e cila bën fushatë të gjerë në kundërshtim ndaj fenomenit të racizmit i jep shansin vendeve organizatorëve të demonstrojnë jo vetëm vlerat kulturore dhe tradicionale, por dhe bashkëjetesën fetare e ndëretnike.
Në ceremoninë e çeljes së takimit Real Madrid – Manchester United, u demonstruan vetëm pjesë nga kultura folklorike dhe kombëtare maqedonase, bashkangjitur dhe simboleve shtetërore si flamuri maqedonas.
Në asnjë pjesë të ceremonialit hapës dhe në asnjë nga vendet e stadiumit ˝Telekom Arena˝ nuk u paraqit asnjë shenjë identifikuese e kulturës dhe kombësisë shqiptare.
Një fakt i tillë është i detyrueshëm për zyrtarët e federatës dhe qeverisë maqedonase, sepse shqiptarët përbëjnë grupimin etnik të dytë më të madh në Maqedoni,i cili është pjesë e ndërtimit dhe funksionimit të shtetit maqedonas.
Grupi i tifozëve shqiptarë ˝Real Madrid Club Albania˝ shpalosën një banderolë me simbolin e tifogrupit shqiptar të Real Madridit; stemën e klubit ˝Los Blancos˝ rrethuar nga aureola e shqiponjës.
Gjatë gjithë ndeshjes, ata organizuan kore në mbështetje të klubit të zemrës.
/Shqiptarja.com