Superliga shqiptare e futbollit mbylli të dielën raundin e 25-të. Teuta fitoi 0-1 kundër Tiranës në kryeqytet, ndërsa Flamurtari u mposht në Vlorë 1-2 me përmbysje nga Partizani.

Në stadiumin e Vlorës për Flamurtarin mungoi në stol trajneri Francesco Moriero. Italiani 56-vjeçar u shtrua në spital të shtunën dhe sipas medieve ai vuan nga ankthi, ndërsa humbja e fundit ka lëkundur shumë pozitat e tij në krye të kuqezinjve. Flamurtari të dielën u drejtua në stol nga ndihmësit e Francesco Morieros, Andi Ribaj dhe Lejdi Liçaj.

Vlonjatët kaluan në epëri pas tetë minutave lojë me golin e Erald Maksutit, por Sidibe me dopietë në minutat 45 (11 metërsh) dhe 48 përmbysi ndeshjen. Në minutën e 74-t Herald Marku gaboi shansin e barazimit për vendasit duke shpërdoruar një 11 metërsh. Flamurtari nuk fiton prej pesë takimesh dhe me 20 pikë mban vendin e fundit në klasifikim. Partizani ngjitet në kuotën e 36 pikëve dhe pas tre fitoreve radhazi synon zonën 'Final 4'.

Pas raundit të 25-të është Vllaznia me 48 pikë që mbetet në krye të klasifikimit, ndjekur nga Egnatia me 46 pikë, AF Elbasani me 45 pikë dhe Dinamo me 36 pikë.

Superliga shqiptare e futbollit, raundi 25-të:

E premte, 20 shkurt 2026

Egnatia 1-0 Dinamo (De Oliveira 90+3')

E shtunë, 21 shkurt 2026 - 13:30

AF Elbasani 2-1 Vora (ndeshja u luajt në Vorë)

Bylis 2-1 Vllaznia

E diel, 22 shkurt 2026

13:30 Tirana 0-1 Teuta

16:30 Flamurtari 1-2 Partizani

Renditja: