Superliga shqiptare e futbollit do zhvillojë sot tre nga ndeshjet e javës së gjashtë. Në Rrogozhinë, Erzeni pret Skënderbeun, Vllaznia luan me Egnatian dhe Teuta me Kukësin. Në këtë edicion të elitës së futbollit shqiptar bie në sy se janë gjashtë portierë "rezervë" që për një arsye apo tjetër kanë zënë vendin e titullarit në këto javë të para.
Ilion Lika te Tirana mban edhe shiritin e kapitenit, teksa është parë si zgjidhje për bardheblutë pas dëmtimit të Gentian Selmanit. Te Vllaznia është Kristi Qarri që ka fituar vendin mes shtyllave, duke pasur besimin e drejtuesve. I dytë sezonin e kaluar, djaloshi ka marrë pozicionin e tij në portë, teksa një dëmtim që do e mbajë jashtë për të paktën dy javë ka bërë që Memelli t'i besojë portën Jurgen Mehidrit.
Partizani ia ka besuar portën Alban Hoxhës. Kapiteni këtë sezon u projektua si portier i dytë, teksa dëmtimi i Panajot Qirkos ka bërë që veterani të thirret në detyrë. Te Erzeni është Klevis Hasanbelli që ka marrë vendin e titullarit, pas uljes në stol të Dashamir Xhikës. Edhe Teuta i ka besuar portën Endri Demës, 19-vjeçarit të kombëtares së moshave.
Te Kukësi Marvin Brozi luajti në disa takime, pasi u dëmtua për pak kohë Angelos Tafas. Bie në sy se këtë sezon 60 përqind e portierëve në Superligë kanë qenë "rezerva" sezonin e shkuar. Mes tyre ka emra në moshë të re si edhe veteranë, që japin një siguri për portën.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?
-
Shumë
8.6%
-
Pak
31.5%
-
Aspak
59.9%
Vota total: 2698
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 2024/ Incidentet nga tifozët në ndeshjen Kroaci-Shqipëri, UEFA gjobit FSHF-në me 47 500 euro
23 Qershor, 14:25
-
U shpallën kampion në sezonin 2022-23, Bashkia e Tiranës shpërblim 150 milionë lekë për Partizanin
22 Qershor, 22:04
-
Dueli Kroaci-Shqipëri, ja njoftimi i rëndësishëm i FSHF-së për tifozët kuqezinj
19 Qershor, 11:35
-
'Uragani' kuqezi zhvendoset në Hamburg, tifozët e Kombëtares me mesazh të rëndësishëm! Autoritetet marrin masa
18 Qershor, 21:50
-
Euro 2024/ UEFA gjobit FSHF-në me 37 mijë e 375 euro
18 Qershor, 20:42
-
Shqipëria në Euro2024/ Eksperti i ekonomisë Çoçoli tregon sa fiton vendi ynë nga ndeshjet, rritja në turizëm dhe shpërblimet e UEFA-s (TABELA)
18 Qershor, 16:20
-
Vendos CAS në Lozanë, FSHF 'rrëzon' KOKSH-in
17 Qershor, 21:19
-
VIDEO/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje, Sylvinho merr lajme të mira nga infermieria
17 Qershor, 17:18
-
Euro 2024/ UEFA nis procedimet disiplinore ndaj Shqipërisë pas humbjes me Italinë
16 Qershor, 18:55
-
VIDEO/ Kombëtarja rikthehet në stërvitje pas humbjes me Italinë, Rey Manaj: Aaaa, për pak
16 Qershor, 15:48
-
Zyrtare/ Erdenis Gurishta rikthehet te Vllaznia
12 Qershor, 15:06
-
U-21/ Shqipëria triumfon 4-0, mund Lihtenshtejnin në 'Niko Dovana'
12 Qershor, 10:03