Superliga gjen 'Haaland-in' shqiptar, Redon Xhixha 8 gola në 3 ndeshjet e fundit (VIDEO)

Redon Xhixha ka marrë barrën e sulmit te Tirana në Superligë. Sulmuesi 24 vjeçar ka shënuar 10 gola në shtatë javët e para të sezonit, me kurbinasin që shkëlqeu në barazimin 3-3 të bardhebluve kundër Laçit. Tripletë e Xhixhës ndaj ish-ekipit, me kampionët në fuqi të vendit që u ndalën në "Selman Stërmasi" për javën e shtatë të Superligës.

Një "përbindësh" goli në Superligë, teksa Xhixha ia ka dalë që në tre javët e fundit të gjejë golin plot tetë herë. Tripletat ndaj Teutës dhe Laçit si edhe dopieta në derbin me Partizanin e kanë kthyer sulmuesin në "xhevahirin" e bardhebluve. Tanimë 24 vjeçari ka hedhur dorezën në FSHF, me drejtuesit e Kombëtares që do duhet të kthejnë sytë nga futbolli vendas. Me vlerë 475 mijë euro në treg, Xhixha është lojtari me vlerën më të lartë në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa forma dhe golat e këtij fillim sezoni e "barazojnë" me sulmuesin e City, Haaland.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë