Superliga/ Përcaktohet java e parë e kampionatit, luhet edhe të hënën

Superliga/ Përcaktohet java e parë e kampionatit, luhet edhe të hënën

Vllaznia - Partizani

Kampionati i Kategorisë Superiore në futbollin shqiptar do të ngrejë siparin e edicionit të 86-të më 18 gusht. Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Kategorisë Superiore”, për javën e parë që do të luhen të ndara në dy ditë, konkretisht në datat 18 dhe 19 gusht.

Më 18 gusht do të luhen takimet Dinamo City - Egnatia, sfidë që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” në ora 20:00, teksa në po të njëjtën orë do të luhet në stadiumin “Niko Dovana” edhe ndeshja Teuta - Bylis.

Më 19 gusht do të luhet tre përballjet e radhës të javës së parë të kampionatit “Kategoria Superiore”. Laçi do të presë Tiranën në shtëpi, me sfidën që do të luhet në ora 17:00. Dy takimet e radhës do të luhen në orën 20:00, konkretisht Partizani - Vllaznia, që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave” dhe Skënderbeu - Elbasani që do të luhet në Korçë.

Kampionati “Kategoria Superiore”, java e parë

Dinamo City – Egnatia, 18 gusht, ora 20:00, “Elbasan Arena”

Teuta – Bylis, 18 gusht, ora 20:00, “Niko Dovana”

Laçi – Tirana, 19 gusht, ora 17:00, stadiumi i Laçit

Partizani – Vllaznia, 19 gusht, ora 20:00, “Arena e Demave”

Skënderbeu – Elbasani, 19 gusht, ora 20:00, stadiumi “Skënderbeu”

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari  për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit

Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit