Të mërkurën në orën 17:00 do të vendosen pikat mbi I në Superligë, pasi luhet java e fundit e cila pritet shumë pikante. Kur kanë mbetur edhe 90 minuta për secilën skuadër, më pretendetja për titull është Teuta, e cila në Niko Dovana pret Apoloninë e rënë nga kategoria. Për këtë ka patur edhe paragjykime për tolerim.
Edi Martini, trajneri i Teutës: “Është një ndeshje që duhet të përgatitemi për të gjithë skenaret. Edhe për nervat, shpejtësinë e lojës, arritjen te goli. Është një ndeshje që në letër duket e lehtë, por ne duhet t’i bëjmë kujdesin maksimal dhe ta trajtojmë sikur po luajmë kundër një ekipi që pretendon titullin. Në këto rrethana neglizhenca nuk ekziston.”
Ndërkohë po aq pikë sa Teuta ka Vllaznia, e cila është pretendetja numër dy për titull. Shkodranët jo vetëm duhet të fitojnë kundër Laçit, por këtë duhet ta bëjmë të paktën me 2 gola.
Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë: “Nesër do jetë një përballje e madhe për të gjithë Superligën. Megjithatë ne duhet të shohim ndeshjen tonë, pasi duhet ta luajmë për fitore. Duhet të tregojmë që jemi të bashkuar dhe pastaj kur të mbaroj do bëjmë edhe llogaritë e sezonit.”
Ardit Hoxha, futbollist i Vllaznisë: “Ne na duhet një fitore me gola, por nuk mendoj se Laçi e pranon këtë. Gjithsesi ne duhet të bëjmë maksimumin dhe ta fitojmë, ndërsa pastaj të shohim kundërshtarin. Nuk duhet të futemi në lojë me mendimin për të shënuar sa më shumë dhe pastaj të bëjmë gabime.”
Edhe pse minimale shanset për kampion i ka edhe Partizani pavarësisht se trajneri e përjashton kategorikisht. Të kuqtë në javën e fundit do luajnë kundër Bylisit në transfertë.
Ilir Daja, trajneri i Partizanit: “Kjo ishte në fund, ishte goditja e fundit dhe në momentin e duhur për të nxjerrë jashtë gare. Mendoj se po mos ta realizonin me Vllazninë java e fundit kundër Bylisit do të ishte skëterrë sipas paragjykimit tim.”
Dy përballjet e tjera të javës së fundit do jenë mes Skënderbeut dhe Tiranës si dhe Kukësit me Kastriotin.