Superliga, Xhani uron Partizanin
Skënderbeu mundësi për shkëputje

Albert Xhani është një nga personazhet që është bërë pjesë e historisë së ekipit të Partizanit, pasi ka qenë në krye të ekipit për shumë vite. Demat e kuq në drejtimin e tij kanë shumë arritje, por edhe dështime, megjithatë, Xhani mbetet në historinë e të kuqve.

Ndeshja e radhës përballë ekipit të Partizanit është e para që e gjen Xhanin larg Partizanit, por cfarë komenti ka ish-presidenti për ndeshje? Në një prononcim të shkurtër për ‘Shqiptarja.com’, Xhani shprehet se “ Nuk dua të flas për ekipin, apo për të shkuarën në këto momente, ajo që tani dua të them është që Partizani mbetet në zemrën time dhe i uroj shumë suksese sot përballë ekipit të Skënderbeut”.

Pas largimit të Xhanit presidencën e mori Lulzim Sallaku, i cili vetëm pak ditë më parë e kaloi te Gazmend Demi. Partizani sot në orën 17:00 në Korcë do të presë ekipin e Skënderbeut, trajneri i kampionëve, Josa shprehet se do të jetë një ndeshje e vështirë dhe se nuk është e lehtë që të parashikosh rezultatin. Një takim i vecantë do të jetë edhe për Muzakën, i cili është një futbollist që ka dalë nga akademia e kuqe, por sot i duhet të luajë përballë ekipit të tij të parë.

Një grup i madh tifozësh të ekipit të Partizanit pritet që të udhëtojnë drejt Korcës për të mbështetur ekipin e tyre, por edhe për një inat të vjetër me presidentin Take, ku para pak kohësh u përfshinë në një debat të ashpër. Partizanit i duhet me cdo kusht pas disa rezultatesh negative, Korca ka mundësinë e mirë për tu shkëputur në renditje.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq