Supermodelja shqiptare bëhet nënë
për herë të parë, sjell në jetë vajzën

Supermodelja shqiptare bëhet nënë<br />për herë të parë, sjell në jetë vajzën
“Mirëseerdhe dashuria ime.” Me këto fjalë Emina Cunmulaj i ka uruar mirëseardhjen në jetë vogëlushes së saj Ella Faria Nazarian. Modelja simpatike ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqej në shtratin e spitalit, pranë bashkëshortit dhe vajzës së sapolindur.

Rreth 3 kg e 300 gr dhe 53 cm e gjatë, Cunmulaj ka sjellë në jetë një vogëlushe të shëndetshme. “Familja ime e bukur”, ka përmbyllur postimin e saj në Instagram Emina.

Kjo ishte shtatzënia e parë e modeles me biznesmenin iraniano-amerikan Sam Nazarian dhe vazhdimisht na ka përditësuar me të rejat më të fundit lidhur me pritjen e ëmbël. Tani që Ella Faria erdhi në jetë, ne i urojmë një jetë të lumtur dhe të shëndetshme pranë familjes së saj.
emina cunmulaj
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'