Ishte supersfida e debutuesve! Xavi Hernandez te Holanda dhe Jurgen Kloop te Gjermania. Në fund të dy ndanë pikët pasi dueli në Amsterdam u mbyll me rezultatin 1-1 edhe pse ‘panzerat’ realizuan të parët. Nmecha kaloi në avantazh miqtë në minutën e 32, por goli solli shumë tension pasi më herët ‘tulipanët’ kishin kërkuar ‘fair play’ për shkak të dëmtimit të Brobbey. Një ndalesë loje që nuk erdhi kurrë, me gjermanët në vijim që nuk falën.
Për të parë golin e barazimit dhe për të shmangur humbjen e Hernandez në ndeshjen e parë debutuese, që për më tepër ishte në shtëpi, mendoi Gapko i cili realizoi në shtesë. Asisti perfekt i Van Bommel u shndërrua në supergol.
Sfida tjetër e këtij grupi mes Serbisë dhe Greqisë u fitua nga këta të fundit me përmbysje 1-2. Për grekët, që më pas morën edhe kreun e grupit me 3 pikë, realizoi fillimisht talenti Tzolis dhe më pas futbollisti i Comos Douvikas.











Komente
Komento