Supersfida Joshua - Frenklin, në 'O2 Arena' garon edhe shqiptari Jurgen Uldedaj

Supersfida Joshua - Frenklin, në 'O2 Arena' garon edhe shqiptari Jurgen Uldedaj

Jurgen Uldedaj (d)

Arena "O2" në Londër do jetë dëshmitare e përballjes mes Anthony Joshua dhe Jermaine Franklin, këtë të shtunë në 1 prill. Kampionët e peshave të rënda në boks do kenë një përballje titanësh, teksa në ring do zbresë edhe shqiptari Jurgen Uldedaj.

Boksieri Uldedaj ka një karrierë fantastike në boks, teksa në 15 ndeshje ka po kaq fitore, 6 nga të cilat me KO.

Zvicerani Benoit Huber do të jetë kundërshtari i Uldedajt në këtë natë të madhe boksi. Huber ka zhvilluar 11 ndeshje si boksier profesionist dhe ka koleksionuar 8 fitore, 6 me KO dhe 3 humbje.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe shumë i gëzuar për këtë mundësi që më jepet. Mezi pres që të zbres në ring të shtunën në mbrëmje. Është një kënaqësi të jesh pjesë e kësaj ndeshjeje të madhe”, ka thënë mes të tjerash Uldedaj në konferencën për shtyp në prag të duelit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet

Në 2 muaj, bizneset dhe qytetarët morën 516 mln euro kredi, u dha 166 mln € më shumë se vjet