Ka dështuar takimi i presidentit të Francës, Holandë me disa përfaqësues të klubeve të futbollit të Ligue 1 për të diskutuar mundësinë e heqjes së super taksës mbi futbollistët që përfitojnë mbi 1 milionë euro në vit. Kreu i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet pas takimit me Holande deklaroi se
”Zhvilluam një bisedë me presidentin, por nuk arritëm në një zgjidhje, pasi përvec se na dëgjoi, Holande ishte i palëkundur në qëndrimin e tij për të mos u tërhequr nga taksa. Ai tha se, duke qenë se teksti është votuar nga ligjvënësit, ai nuk mund të korigjohet” tha Le Graet.
Francois Hollande u tha pronarëve të klubeve të futbollit se nuk ka ndërmend të tërhiqet apo t’i përjashtojë ata nga taksa prej 75% mbi pagat që kalojnë shumën e 1 milion eurove në vit, pavarësisht kërcënimeve për një greve të mundshme gjatë këtij muaji.
“Nevoja për të pastruar financat publike justifikon tërësisht përpjekjet e kërkuara prej bizneseve, të cilat zgjedhin të paguajnë paga kaq të larta vjetore”, tha Hollande. Pas kësaj lëvizjeje, klubet profesioniste të futbollit francez kanë vendosur të shtyjnë ndeshjet mes 29 nëntorit dhe 2 dhjetorit në shenjë proteste.
/Shqiptarja.com