Suplementi "Drejt Punës"/ Ja
pesë profesionet që po humbasin

Suplementi pesë profesionet që po humbasin">
TIRANE - Me zhvillimin e teknologjisë gjatë kësaj dekade që shoqëria shqiptare po përjeton, duket se po lë pas edhe disa profesione të cilat vite më parë ishin parësore. Nisur nga nevoja e teknologjive në çdo ambient pune, duket se balanca mes profesioneve që po ‘vdesin’ dhe atyre që po lindin nuk ekziston më. Në këtë kohë, teknologjia vazhdon të bëhet më efikase, karrierat e dikurta si të sigurta do të bëhen viktima të progresit. Më poshtë po ju tregojmë një listë me 5 profesione që kanë pësuar humbje duke u bazuar në përparimet e fundit të teknologjisë në çdo vend të botës.
 

Shërbimet Postare
Që nga adoptimi i përhapur i emailit dhe internetit si mjet komunikimi, shërbimet postare kanë filluar duke treguar një rënje të madhe si dhe ka ndikuar në shkurtimet tek numri i punëtorëve. Emailit i bashkohet edhe shërbimet bankare ku luajnë një rol të madh gjithashtu sepse mundësohet të bëhen pagesa e faturave pa përdorur shërbimet postare.

Shtypshkronja
Shtypshkronja vazhdon të pësoj humbje dhe nuk është edhe lajm i madh sepse teknologjia ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë. Arsyeja kryesore është rënia e mediave të shtypura “gazeta, revista dhe libra” . Teknologjia e re e tabletave duket se do të jetë arsyeja më e madhe edhe tani iPad nga Apple dhe tabletë të tjerë duket se kanë filluar të bëjnë atë. Madhësia e stafit të shtypshkronjave pritet të bjerë për shkak të përmirësimeve në teknologji.

Zhvillimi i Fotove
Ju mund të keni vënë re në dyqane ka rrallë ndonjë njeri duke pritur për ti zhvilluar fotot. Me ardhjen e priterave për foto shumë prej tyre kanë lexues të karteles SD ose ju mundëson direkt të lidhni aparatin fotografik me USB ashtu si PictureMate nga Epson. Tani shumica e njerëzve nuk kujdesen që të mbajnë kopje fizike të fotografive sepse ruajn fotot online ne facebook.com, photos.live.com apo vende të ndryshme.

Operatorë telefoni/kompjuteri
Rritja në përdorimin e programeve që automatizojnë operacionet e sistemeve kompjuterike e ka bërë më të efektshme, duke ulur nevojën për operatorët kompjuterit. Më shumë biznese janë duke zgjedhur që të ketë programe të bëjnë automatizimin për punën që kryen sekretari. Virtual PBX’s ofron këtë shërbim ëëë.virtualpbx.com.

Leximi i njehsorit elektrik, gazit dhe ujit
Teknologjia e re lejon që lexim i njehsorit elektrik, gazit dhe ujit të jetë i monitoruar dhe faturohet nga një vend qendror ku do të eleminojë shumë nga punëtor që bëjnë këtë punë. Ne botën perëndimore kjo vazhdon të luaj një rol të madh.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)