Suplementi "Drejt Punës"/ Si
të bëhesh një teknik bulmeti

Suplementi "Drejt Punës"/ Si<br />të bëhesh një teknik bulmeti
TIRANE- Ndonëse tregu sot është shumë i vështirë, dy djemtë, të cilët prej afro 3 muajsh ndjekin kursin për teknik bulmeti pranë fabrikës “Mozzarella Italia”, na tregojnë arsyet se pse kanë zgjedhur pikërisht këtë orientim profesional për të ndjekur në jetë.

“Prej nëntë javësh jam bërë pjesë e kursit profesional që fabrika “Mozzarella Italia” ka çelur prej disa kohës”, tregon Gjovalini i cili pas një nisme familjare për të ngritur një baxho me prodhimet vendase, e bëri të marrë këtë vendim për tu perfeksionuar akoma më shumë me metoda të reja. “Jam nga zona e Malësisë së Madhe ku atje kam ngritur një biznes timin familjar ku prodhojmë sasi të pakta të disa lloj djathrash, por kam si synim të rrisë prodhimin dhe për këtë arsye kam ardhur të praktikoj disa metoda të reja pranë kësaj fabrike”, tregon Gjovalini.

Edhe pse qytetet e vogla nuk kanë mundësi punësimi, për familjen Hasanaj ka ndodhur e kundërta, ata kanë nxitur biznesin familjar me prodhimin vendas. “Në fakt, eksperienca ime ka nisur që në Itali ku kam bërë disa trajnime dhe jam kualifikuar në lidhje me prodhimin e djathit, por pasi dëgjova edhe për fabrikën “Mozzarella Italia” në Shkallnur të Durrësit erdha dhe u interesova pasi inxhinieri Nazif Tivari ka një eksperiencë 40 vjeçare në këtë industri dhe këtë eksperiencë ta vë në shërbimi të biznesit familjar që kam ngritur në Malësinë e Madhe”, pohon Gjovalini i cili duket i bindur në nismën që ka ndërmarrë.
Ndërkohë, për Vullnetin nga Shkodra ka ndodhur e kundërta.

Ai është bërë pjesë e këtij kursi për faktin se fabrika ku punon ka në qendër të politikave, kualifikimin e personelit. “Jam pjesëtar i një fabrike qumështi e cila në politikat e saj ka kualifikimin e punëtorëve. Pranë kësaj fabrike kemi ardhur të mësojmë dhe të marrim më tepër njohuri në përpunimin e qumështit me metoda të reja”, tregon Vullnet Begaj nga Shkodra.

Edhe pse në Shqipëri importi ka pushtuar tregun, shumë sipërmarrës janë munduar të nxisin prodhimin vendas, si në vendet malore ashtu dhe ato fushore. “Metodat e përpunimit dhe të prodhimit ndryshojnë nga një baxho në tjetrën, prandaj them se është përfituese përsa i përket kualifikimit dhe aftësisë që ne fitojmë nga këto kurse”, thekson Vullneti.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Moti për fundjavën, diell e vranësira, të dielën do pasohen me shi! Harta për çdo qytet

Moti për fundjavën, diell e vranësira, të dielën do pasohen me shi! Harta për çdo qytet