Suplementi "Shëndeti"/ Dieta
vegjetariane e sëmundjet që kuron

Suplementi "Shëndeti"/ Dieta<br />vegjetariane e sëmundjet që kuron
Produktet bimore bëjnë të mundur që qarkullimi i gjakut të bëhet në mënyrë më të rregullt. Gripi i shpendëve, sëmundja e lopës së çmendur dhe abuzimet e tregtarëve me mishin, po bëjnë që njerëzit çdo ditë të orientohen drejt dietës vegejtariane. Kjo lloj diete konsiderohet efektive dhe e përshtatshme për të mbajtur trupin në formë. Në një dietë vegjetariane ndalohet konsumimi i mishit dhe peshkut.

Po kështu duhet të ndalohen edhe nënproduktet e tyre. Dieta vegjetariane sjell një mënyrë jetese të shëndetshme dhe ul rrezikun e shumë sëmundjeve. “Sëmundje si diabeti, hipertensioni, disa forma kanceri parandalohen duke mbajtur një dietë vegjetariane” , -thuhet në një studim të disa specialistëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas studimit ushqimet bimore kanë fibra dietike të larta, sigurojnë vitamina dhe minerale.

“Njerëzit me dieta vegjetariane në shtetet perëndimore, kanë tendencë për të ngrënë një dietë më pranë rekomandimeve ushqyese, sesa homologët e tyre mishngrënës. Ka edhe dëshmi se ata që ndjekin një dietë të ekuilibruar vegjetariane, kanë më pak mundësi për t’u prekur nga disa tipe të sëmundjes së kancerit, sëmundje të zemrës, nivelit të lartë të gjakut, infarkt, diabet dhe obezitet.

Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të zakoneve të tjera të shëndetshme në mesin e atyre, që zgjedhin dietat vegjetariane, megjithatë, studimet tregojnë se kjo nuk ndikon për reduktimin e të gjitha rreziqeve të problemeve shëndetësore” , - thuhet në studim.
 
Sëmundjet
 
Një dietë vegjetariane bën që personat që vuajnë nga diabeti të konsumojnë kryesisht produkte bimore. Produktet bimore bëjnë të mundur që qarkullimi i gjakut të bëhet në mënyrë më të rregullt. Po kështu mbahet në nivelin e duhur sheqeri, që është shqetësimi më i madhë për të gjithë diabetikët. Një tjetër sëmudnje që kuron dieta vegejetariane është hipertensioni. Konsumimi i mishit apo peshkut rrit tensionin. Duke mbajtur një dietë vegjetariane, mund të mbani tensionin nga 12-13, duke qënë se produktet bimore ndihmojnë në kontrollimin e tensionit.
 
Bimët
Produktet bimore bëjnë të mundur që qarkullimi i gjakut të bëhet në mënyrë më të rregullt. Po kështu mbahet në nivelin e duhur sheqeri, problemi kryesor për ta
 
Studimet
“Ka edhe dëshmi se ata që ndjekin një dietë të ekuilibruar vegjetariane, kanë më pak mundësi për t’u prekur nga disa tipe të sëmundjes së kancerit”
 
Produktet
Alergjia nga ushqimet, çfarë e shkakton, si të kuroheni
 
Ngrënia e shumë ushqimeve dhe lëndët e ndryshme që ato përmbajnë, kanë sjellë dhe rritjen e numrit të personave që preken nga alergjitë ushqimore. Sipas të dhënave 5-8% e të rriturve dhe 1-2% e fëmijëve kanë alergji nga ushqimet. Alergjia është një përgjigje e egër e sistemit imun ndaj një ushqimi. Sipas një studimi në Itali, në disa raste si të rritur por dhe fëmijët mund të shërohen në mënyrë spontane dhe në disa raste të tjera nuk duhet të hani ushqimet që ju bëjnë alergji.

Alergjia nga ushqimet sjell dhe vështirësitë në mbajtjen e dietës apo kaloritë që duhet të merrni. Sipas mjekëve vështirësia më e madhe për këtë lloj alergjie është të kuptosh se cilat janë ushqimet që e shkaktojnë. Studimet sygjerojnë që frutat e thata, prodhimet e detit dhe qumështi, janë përgjithësisht produktet që sjellin alergjinë.

Mjekët këshillojnë që në momentin kur të kuptoni se keni alergji nga një ushqim i caktuar, duhet që atë ushqim as të mos ta mbani në frigoriferin tuaj, për shkak se alergjia mund të merret shumë lethtë. Një tjetër mënyrë është kurimi me ilaçe, që në shumë raste ka rezultuar efektiv. Nëse keni alergji të shpeshtë nga ushqimet duhet të këshilloheni dhe me mjekun.

 
Studimi, Virusi AIDS përhapet si një “krimb kompjuterik”

Virusi AIDS po përhapet në trup si një “krimb kompjuterik”, përhapet në rrjet apo si infeksion nga “malarë kompjuteri”. Në këtë formë përshkruhet përhapja e virusit pas një studimi të publikuar në revistën “PLOS Computational Biology” nga një ekip i studiuesve, ekspertëve të sigurisë dhe ekspertë në sëmundjet infektive e AIDS-it, të gjithë pedagogë të “University College di Londra”. 

Ekspertët kanë rindërtuar hapat e infeksionit të HIV-it në trupin e një personi të infektuar me HIV dhe e kanë krahasur me një krimb si “Conficker”, pasi po sillen në një mënyrë të ngjashme. “Të dyja janë agjentë infektive që janë shumë këmbëngulës dhe të vështirë për të çrrënjosur, dhe të dy kanë një mënyr hibride të përhapur, respektivisht përmes qarkullimit të gjakut dhe kalimi qelizë-qeliz’, - thuhet në studim.

Sipas ekspertëve, modeli i përhapjes së infeksionit të zhvilluar mund ti ndihmojë të parashikojnë se cilët individët me HIV-pozitiv janë më shumë të rrezikuar ndaj sëmundjes. Studimi sugjeron, që të fillojë trajtimi i një personi me HIV me antiretrovirale shumë herët, mund të maksiminizojë mundësinë për të mos avancuar infeksioni i AIDS.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë