Suplmenti "Shëndeti"/ Gurët në 
tëmth, Shenjat e si ti parandaloni

Suplmenti tëmth, Shenjat e si ti parandaloni">
Niveli i lartë i kolesterolit në lëngun e tëmthit sjell dhe formimin e gurëve në tëmth. Mjekët këshillojnë që të moshuarit të jenë personat që të kenë më shumë kujdes me nivelin e kolesterolit, pasi shkakton gurët në tëmth.

Një tjetër mundësi që të formohen gurët në tëmth është dhe mbipesha. Sipas studimeve mbipesha duke u kombinuar dhe me mungesën e aktivitetit fizik sjellë dhe formimin e gurëve në tëmth. Personat që kanë gurë në tëmth, nuk u shfaqen shenja parandaluese.

Shenja e vetme janë dhimbjet e shpeshta, sidomos gjatë natës. Përgjithësishtt këshillohet që gurët në tëmth të hiqen nëpërmjet operimit, pasi mund të krijojnë dhe probleme të tjera të mëvonshme. Nuk ka rëndësi madhësia e gurëve në tëmth, në momentin që doktori iu thotë që duhet të hiqni, atëherë duhet ti nënshtroheni një operacioni të lethtë. Ka dhe mënyra për trajtimin e pacientëve me ilaçe, por mjekët këshillojnë që trajtimi me ilaçe të bëhet për moshat e mëdha dhe jo për fëmijët apo moshat e mesme. Avancimi i teknologjisë ka sjellë edhe heqjen e gurëve në tëmth nëpërmjet rrezeve të lazerit.
 
Këshillat
Për të parandaluar gurët në tëmth, ka disa mënyra. Përgjithësisht janë kurat popullore, që sot rrallë përdoren, që sipas mjekëve kanë efektet e tyre te gurët në tëmth. Këshilla e parë është konsumimi i sa më pak ushqimeve të skuqura dhe kripë. Mjekët thonë se janë dy nga arsyet kryesore që krijohen gurët në tëmth. Po kështu këshillohet përdorimi në masë i erëzave. Një tjetër metodë është përdorimi i rigonit dhe çajit të malit, që janë “bimët çudibërëse”, në rastin e gurëve në tëmth. Këshilla e fundit është që të pini sa më shumë lëngje dhe ujë.
 
Studimet, shenjat
Sipas studimeve mbipesha duke u kombinuar dhe me mungesën e aktivitetit fizik sjellë dhe formimin e gurëve në tëmth. Personat që kanë gurë në tëmth, nuk u shfaqen shenja parandaluese
 
Ndërhyrja
Nuk ka rëndësi madhësia e gurëve në tëmth, në momentin që doktori iu thotë që duhet të hiqni, atëherë duhet ti nënshtroheni një operacioni të lethtë ose ti hiqni me rreze

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris