Fitorja 5-0 e Marokut kundër Nigerit në raundin e 6-të të Grupit E kualifikues për zonën e Afrikës, i ka dhenë të drejtë marokenëve që të sigurojnë zyrtarisht një biletë për në Kupën e Botës 2026. Ata bëhen kombëtarja e parë nga Afrika që sigurojnë një biletë për në finalet e turneut që do zhvillohet verës që vjen në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Në Botërorin e Katarit në vitin 2022 ata ishin surpriza e eventit, duke eliminuar Portugalinë në çerkfinale, teksa do tentojnë sërish të bëjnë mirë. Pas fitores së fundit, Maroku kryeson grupin me 18 pikë të plota, ndërsa pas tyre renditet Tanzania me 9 pikë. Zambia ka grumbulluar 6, Nigeri 4 dhe Kongo mban vendin e fundit me vetëm 1 pikë.
Maroku bëhet skuadra e 14-të që merr një biletë nga garimi kualifikues, përjashto tre vendet organizatore që e kanë vendin e sigurt.
Turneu do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Do të organizohet bashkërisht nga 16 qytete në tre vende të Amerikës së Veriut. Vendi kryesor pritës i ndeshjeve janë Shtetet e Bashkuara, ndërsa Kanadaja dhe Meksika do të jenë organizatorët ndihmës. Ky turne do të jetë i pari që përfshin 48 ekipe, nga 32 që ka pasur më herët.
Kombëtaret e kualifikuara deri më tani:
Organizatorët: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika, Kanadaja
Azia: Japonia, Irani, Uzbekistani, Jordania, Koreja e Jugut, Australia
Afrika: Maroku
Oqeania: Zelanda e Re
Amerika Latine: Argjentina, Ekuadori, Brazili, Paraguai, Uruguaji, Kolumbia
Dy kombëtare do e kenë paraqitjen e parë në një Kupë Bote. Bëhet fjalër për Uzbekistanin dhe Jordaninë. Brazili është ekipi me më tepër paraqitje, 23.
Komente



