Në sektorin e bujqësisë 65% e të punësuarve i përkasin kategorisë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes. Të punësuarit me pagë në sektorin e industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve përbëjnë përpjesën më të madhe të të punësuarve me 82,4%, 67,1% dhe 71,5%. Të punësuarit në sektorin e shërbimeve janë rritur me 14%. Qarku me shkallën më të lartë të papunësisë ishte Kukësi (51,3%) dhe me shkallën më të ulët Berati (20,7%).
“Gjetjet e Censusit flasin shumë qartë për një dështim spektakolar, jo në politikbërje, por në kuptimin se për kah duhej të ishte nisur konceptimi dhe kritika e modelit të zhvillimit ekonomik, që ne e ndoqëm verbërisht për 20 vjet”, u shpreh Rama.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)