TIRANE-Report Tv zbardh listën me disa nga propozimet e bazës së Partisë Demokratike për deputetë në nivel qarku. Mes emrave ka edhe disa surpriza. Në Lezhë është propozuar mes të tjerëve edhe emri i analistit Agron Gjekmarkaj, ndërsa në Vlorë rikthehet ish-kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj, që më parë ka qenë deputet dhe ministër në qeverinë Berisha. Emrat e propozuar nga anëtarësia do të kalojnë në filtrin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave, pjesë  e të cilit do të jenë ish ministrat Genc Ruli dhe Besnik Mustafaj.

Ndërkohë që Basha është kujdesur që kupola e PD-së të shkojë automatikisht në listë. Kështu kryetari Basha, Sali Berisha, Bujar Nishani që është kryetar i Këshillit Kombëtar, por edhe sekretari i përgjithshëm Bardhi dhe dy n/ kryetarët Spaho dhe Paloka nuk futen në procesin e propozimeve nga baza, pasi pritet që të futen automatikisht në 20% që zgjedh kryesia e PD-së. Procesi i propozimeve ka përfunduar në gati 99% e vendit. 

Lista
Shkodër-Izmira Ulqinaki, Bardh Spahia, Greta Bardelli, Jozefina Topalli (lexo këtu listën e plotë)

Lezhë- Mark Marku, Agron Gjekmarkaj

Korçë- Ervin Salianji, Ledina Aliolli

Elbasan- Luciano Boci, Aurel Bylykbashi, Endri Hasa

Tiranë- Aldo Bumçi, Jorida Tabaku, Grida Duma

Durrës-Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi

Kukës-Flamur Noka

Dibër-Dhurata Çupi, Ilir Krosi, Luan Haka

Fier - Enkelejd Alibeaj, Luan Baçi

Vlorë- Bujar Leskaj, Nada Meçorapaj, Lorenc Danaj

Gjirokastër- Arben Ristani, Dashamir Aliko, Tritan Shehu

Berat-Eduart Halimi, Juvina Qejvani, Namir Lapardhaja

Krujë-Ndriçim Babasi, Aulon Kalaja, Vullnet Topalli, Agron Loka