TIRANE - Një qëndrim krejt surprizë ka mbajtur sot kryeprokurori Adriatik Llalla, lidhur me akuzat për trafik droge nëpërmjet aeroporteve. Kreu i organit qendror të akuzës tha se ka prova se nëpërmjet aeroportit të Gjadrit bëhet trafik droge. Llalla tha se Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij trafiku. Këtë deklaratë kryeprokurori Llalla e bëri gjatë një tryeze me prokurorë të Ballkanit Perëndimor, mes tyre prokurori italain Cataldo Motta, një tryezë e organizuar nga Prokuroria e Përgjithshme shqiptare.
“Një ndër problemet më shqetësuese për situatën e kriminalitetit në vend, mbetet krimi i organizuar, korrupsioni, trafiku i lëndëve narkotike.
Prokuroria për Krimet e Rënda ka filluar hetimet lidhur me këtë rast, nisur nga deklaratat publike të bëra në Kuvendin e Shqipërisë, ashtu dhe mbi bazën materiale referuese nga policia e shtetit, kryesisht nga komisariati i policisë Lezhë. Momentalisht është në fazën e hetimeve paraprake”, tha kryeprokurori Llalla.
I pyetur nga gazetarët nëse është regjistruar procedimi, kryeprokurori Llalla tha se “Patjetër është regjistruar në procedim penal.
Në lidhje me hetimet për Gjadrin, në bazë të raportit ose raportkallëzimit të depozituar nga policia e Lezhës thuhet se bëhet fjalë për disa fluturime ose në bazë të dëshmive, për cilën kohë flitet?
"Janë raste në proces hetimi, për hetimet do të njiheni ditën në vijim” - shprehet Lalla.
Ndërsa në përgjigje të pyetjes se “A ka prova konkrete Prokuroria?”, Llalla tha se “Normalisht që ka”.
Në fjalën e tij, Cataldo Motta, Prokurori i Antimafias italiane në provincën e Leçes, vendi ku do të shkarkohej droga e cila u planifikua të transportohej me avionin e rrëzuar javë më parë në Divjakë, deklaron nga Tirana se përveç këtij rasti për të cilin kanë nisur hetimet si nga Italia dhe Shqipëria, nuk rezulton asnjë rast i trafikut të drogës me avionë nga Shqipëria drejt Italisë.
“ËSHTË RRITUR SASIA E DROGËS QË VJEN NGA SHQIPËRIA”
Veç të tjerash Motta vlerësoi se 44 miljet detare që ndajnë Vlorën me Leçen e bëjnë këtë krahinë portën hyrëse të marijuanës shqiptare për në Itali dhe vëndet e tjera të Bashkimit Europian.
“Dihet që në Shqipëri ka kultivim të madh sasish lëndësh narkotike dhe që Shqipëria është një furnitor i madh i kësaj lënde. Dhe është një fakt i njohur që Vlora është nga Leçe 44 milje detare larg, dhe kështu që tregu i parë për shpërndarjen e marijuanës është Leçe”, tha Motta.
Motta vlerësoi bashkëpunimin me policinë shqiptare në sekuestrimet e kryera kohët e fundit të marijuanës në Itali, por gjithashtu ka pranuar se ka patur një rritje të sasisë që tentohet të trafikohet nga Shqipëria.
Më shumë se sa sekuestrimi i lëndës narkotike është rritur sasia që ka hyrë në Itali. Një sasi e konsiderueshme bëhet npërmjet emigracionit të jashtëligjshëm, kështu që jo e gjithë sasia e lëndës narkotike është e destinuar të konsumohen aty, një sasi është e destinuar për vendet e Europës veriore”, tha Motta.
Motta vlerësoi deklaratën e ministrit të drejtësisë Nasip Naço për ndryshime për fuqizimin dhe një autonomi më të gjerë për zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm.
MOTTA: KRIMI I SHTRIRE KUDO, NDAJ DUHET SKUADER E PERBASHKET HETIMI
Gjatë zhvillimit të takimit rajonal të Prokurorëve të Përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor, Prokurori i Antimafias italiane në provincën e Leçes Cattaldo Motta, u shpreh në lidhje me masat për luftën ndaj krimit se është e nevojshme ngritja e një skuadre të përbashkët hetimore pasi sipas tij krimi është i shtrirë kudo.
“Krimi i organizuar është shtrirë kudo. Për këtë nevojitet edhe përmirësim veprimtarisë së hetimeve. Në këtë kuadër duhet të implementohen sisteme efikase kundër veprimeve kriminale. Nevojitet bashkëpunim i hetimeve dhe jo vetëm mes policisë, pra një skuadër e përbashëket e hetimeve. Ne nuk jemi më të mirë se ju, thjesht fatkeqësisht jemi mësuar më shumë se ju, prej një kohe të gjatë në luftën kundër këtij fenomeni.” u shpreh Cattaldo Motta
Në këtë kuadër Motta theksoi se një sërë masash si përfshirja e hetimeve elektronike dhe konfiskimi i pasurisë do të shtojnë luftën ndaj krimit.
“Përmirësimi i strukturave dhe infrastrukturës hetimore është një tjetër pikë e rëndësishme. Kjo ka të bëjë me përfshirjen e hetimeve elektronike në procesin e hetimeve. Po ashtu, konfiskimi i pasurisë së kriminelëve është një tjetër aspket, i rëndësishëm. Kjo metodë është përdorur për herë të parë në Gjermani, dhe nuk është aspak antikushtetuese, por përkundrazi është në kuadër të intensifikimit të luftës ndaj krimit.” tha Motta
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com