Mbrëmja e sotme nuk ishte aspak e mirë për Chelsean. Në përballjen me Dinamon e Zagrebit pësuan humbjen 1-0. Goli i fitores u shënua që në minutën e 13 nga  Mislav Orsic.

Ekipi i Thomas Tuchel u përpoq që të reagonte, por kundërshtari ishte vendosur mirë në prapavijë.

Në pjesën e dytë, Chelsea u përpoq të barazonte, por nuk ia doli. Trajneri Tomas Tuchel aktivizoi Armando Brojën në minutën e 60-të, për të bërë debutimin në këtë kompeticion. Por sulmuesi kuqezi, ndonëse qëndroi 30 minuta në fushë nuk ia doli të ndryshonte rezultatin.