Ajo është një nga këngëtaret shqiptare e njohur për vokalin e saj të fortë në muzikë live. Xhesika Polo sapo ka lançuar këngën e saj më të re me titull “Vetëm një fjalë”. Teksti është shkruar nga vetë ajo dhe muzikën e ka krijuar i vëllai .

E ftuar në emisionin e “Një kat më lart”, Xhesika është shprehur se kjo këngë ka ardhur si pasojë e dëshirës së saj për të fituar sa më shumë fansa dhe të ardhura.

“Unë me këtë këngë do të fitoj shumë më shumë fansa, shumë më shumë lekë, do të kem mundësi të bëj shumë më shumë këngë që dua, por që duhet investim. Kështu që këtë këngë që bëra, jo për qejfin tim, për publikun”- u shpreh këngëtarja.