Ish-ministri i Drejtësisë i njohur për kritikat e shumta ndaj qeverisë dhe sidomos bluve, ka vlerësuar punën e Policisë së Shtetit pas aksioneve të fundit anti-kanabis, ku vetëm në Përmet u sekuestruan 12 ton.
 
Manjani shprehet se Policia e Shtetit sot duket krejt tjetër gjë, sipas tij është në rolin e saj ligjor dhe kjo po jep rezultate.
 
'Të themi të drejtën,Policia e Shtetit sot duket krejt tjetër gjë! Është në rolin e saj ligjor dhe kjo po jep rezulat! Uroj të vijojë kështu!' thotë ai në një status në Twitter.
 
Ministria e Brendshme ka pak javë që ka kaluar në drejtimin e Fatmir Xhafajt pas largimit të Tahirit dhe duket se kunji i Manjanit ka qenë pikërisht për këtë të fundit me elozhet për Policinë e Shtetit.

Statusi i Manjanit
Statusi i Manjanit


dy.b/shqiptarja.com