TIRANE - Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj shpjegoi se me ngritjen e sistemit të survejimit për sëmundjet e transmetueshme shëndetësia ka arritur të parandalojë një sërë problemesh, por tashmë mbetet sfida e survejimit të sëmundjeve jo të transmetueshme.
"Një tjetër sfidë aktuale e Ministrisë së Shëndetësisë lidhet ngushtësisht me ngritjen dhe funksionimin e sistemeve efektive të survejancës dhe monitorimit të sëmundjeve jo të transmetueshme, përfshi sëmundjet kardiovaskulare, tumorale, dhe diabetin. Ngritja dhe funksionimi i këtyre sistemeve të survejancës dhe monitorimit të sëmundjeve kronike lidhet ngushtë me krijimin e një sistemi unik bashkëkohor të informacionit shëndetësor në përgjithësi, sistem të cilin ne si qeveri e re e trashëguam shumë të fragmentarizuar dhe krejtësisht në mos-përputhje me zhvillimet teknologjike aktuale. Një element i lidhur ngushtë me ngritjen e një sistemi bashkëkohor të informacionit shëndetësor është edhe krijimi i regjistrave të sëmundjeve në vendin tonë." u shpreh Beqaj
Këto fjalë Ministri i thanë Konferencën ndërkombëtare të Shëndetit Publik, ndërsa në një takim të dytë, u mbyll faza e fundit e bashkëpunimit të Ministrisë me USAID për zbatimin e reformës në Shëndetësi
"Me mbështetjen që kanë marrë nga projekti i USAID për administrimin shëndetësor, spitalet në Shqipëri kanë ndryshuar mënyrën si administrojnë, dhe si mbajnë të dhënat në lidhje me praktikat e barnave. Kemi theksuar se mungesa e protokolleve korrekte e shkencore të mjekimit, dhe procedurave të punës në spitalet tona, ndikojnë duke rritur ndjeshëm, keqpërdorimin dhe abuzimin me barnat dhe materialet mjekësore. Prandaj jemi zotuar për hartimin dhe zbatimin e tyre si një hap të domosdoshëm në rritjen e transparencës." tha ministri Beqaj
Të dyja konferencat u zhvilluan në kuadër të reformimit të sistemit shëndetësor dhe në formimin e shërbimit kombëtar të Urgjencës e në atë të regjistrit kombëtar të Sëmundjeve.
Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com