Suveniret, ja tregu i Pavarësisë
me simbole të shtrembëruara

Suveniret, ja tregu i Pavarësisë <br />me simbole të shtrembëruara
TIRANE - Këmisha, fustane, kapele, flamurë, pjata bakri, spila, aksesorë për makina e shumë produkte të tjera, të përdorimeve dhe përmasave nga më të ndryshmet kanë filluar të mbushin dyqanet e suvenireve që në fillim të vjeshtës. Të gjitha të ndryshme, por me një fill të përbashkët; simbolin kombëtar. Dhe një qëllim gjithashtu të përbashkët; të përjetësojnë kremtimet e Pavarësisë.

Kështu festa ka shtuar prodhimin vendas dhe të huaj, që po intesifikohet edhe me shumë në vigjilje të saj. Diku edhe duke e kthyer në biznes, duke shfrytëzuar dëshirën e shqiptarëve, sidomos atyre në emigracion për të festuar sa më bukur 100 vitet e shtetit shqiptar. Biznesi e ka nuhatur dhe është përshtatur me kërkesat e klientëve.

Disa prej tyre edhe duke prishur rregullat e vjetra të dizenjimit dhe prodhimit të suvenirëve, për hir të teknikave më të lira. Por edhe pse me tendenca dhe imazhe të reja, blerësit kanë zgjedhur dhe fituesit janë flamurin dhe dy figurat kryesore të historisë shqiptare: Skënderbeu dhe Ismail Qemali.

PËRVJETORI NXIT PRODHIMIN
Në dyqanin e suvenireve pranë Pazarit të ri, klientët janë të vazhdueshëm. Njëra syresh kërkon bluza të kuqe me shqiponjë. Djali i saj ka lindur më 28 nëntor dhe ndonëse është vetëm 4 vjeç, ajo dëshiron që kjo ditëlindje të mbajë ngjyrat e festës. Kërkon masa për të gjithë anëtarët e familjes dhe patjetër një flamur. Kërkesa nuk e çudit aspak Aidën, punuesen e bakrit në Suvenir "Kruja".

"Çdo ditë ne kemi kërkesa për një fustan me shqiponjë në gjoks. Për meshkujt kemi shitur goxha këmisha burrash me shqiponjë, por fustani ishte shumë interesant."- thotë ajo duke sqaruar se fustani nuk ishte ndonjë krijim i menduar posaçërisht për festën, por një sugjerim i klientëve. Aida sqaron se njerëzit janë më të prirur ndaj simboleve kombëtare, flamurit dhe sidomos një dedikim me fjalët "100 vjet shtet" apo" 100 vjet pavarësi" .

Flamuri, Skënderbeu dhe Ismail Qemali
"Nga ky përvjetor na lindi idea që të bëjmë punime të reja sepse do të jetë diçka e bukur. Dyndja e njerëzve dhe interesimi i tyre për simbolet është e paimagjinueshme" - thotë Aida. Duke qenë një specialiste e punimit në bakër ajo ka hedhur në treg disa punime artizanale me shqiponjë dhe figurat e Skënderbeut e Ismail Qemalit. Por mes tyre ka triumfuar njeriu. "Më e suksesshme ka qenë figura e Skënderbeut dhe e Ismail Qemalit. Unë kisha menduar se do të ishte shqiponja më parësore, por pashë që interesi ishte më i madh për këto dy figura."

Sipas Aidës logoja është më e kërkuar. Ka dhe njerëz që e kanë pëlqyer, ka dhe nga ata që nuk e kanë pëlqyer, por në fund të fundit ajo është logoja festive dhe kështu që preferohet në masë. Por me sa duket janë vetë njerëzit që kanë më së shumti " Ka shumë sugjerime nga njerëzit. Sic mund ta shihni duke filluar nga spilat, flamuri, bluza, fustane, objekte të ndryshme…" sqaron Aida.


SIMBOLET E SHTREMBERUARA
Duhet të kishte kontroll. Kështu mendon Aida, por edhe disa prej atyre që tregtojnë aktualisht suvenire në Tiranë. Dhe nuk është e vështirë të pajtohesh me mendimin e tyre. Mjafton të shohësh një flamur kombëtar ku shqiponja ndryshon nga ajo që shikon në flamurin kombëtar gjatë ceremonive zyrtare. Të gjithë shitësit e dyqaneve pohojnë se këto janë flamuj të ardhur nga Kina me porosi të tregtarëve të shumicës. Dhe kjo nuk është një cudi e këtij viti , por siç shprehet njëra nga shitëset që nuk pranon të identifikohet, kjo gjë po ndodh prej disa vitesh.

"Kur po hapja sot me djalin flamurët që kisha marrë pashë që kishin shkronja kineze anash. U acarova. Djali e ktheu në shaka, duke thënë se na kanë uruar 100 vjet pavarësi në gjuhën e tyre"- thotë Aida e cila shton edhe një rast tjetër. "Në një kristal ku është figura e Skërnderbeut është shkruar Skënderbeu . E di që është bërë në Kinë. Unë kam punuar 6 muaj në Artistike para demokracisë, por aty kishte piktorë, specialistë të vizatimit teknik e të tjerë.

Ai që që i porosit në Kinë, duhet ta njohë mirë shqiponjën dhe historinë" Argumenti është i mbyllur me këto fjalë, por tregu ndërkohë është i mbushur me flamuj dhe shumë produkte me rastin e festës që mbajnë një shqiponjë të deformuar.

Lajmi u botua në suplementin FUNDJAVA të gazetës SHQIPTARJA.com
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi