Suxhukë me patate dhe speca

Përbërësit:

  • 4 suxhukë
  • 400 gr patate të vogla
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë e prerë në katër pjesë
  • 2 speca, jeshil dhe i kuq
  • 60 ml ujë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Zieni patatet për 8-10 minuta në ujë me pak kripë. Në një tigan të madh nxehni 2 lugë gjelle vaj ulliri. Skuqni patatet derisa të marrin ngjyrë të artë nga të gjitha anët. Shtoni suxhukët dhe lërini të piqen derisa të skuqen bukur. Hidhni qepën dhe specat, shtoni edhe 1 lugë gjelle vaj ulliri. Kaurdisini për 3-4 minuta, më pas shtoni pak ujë, mbulojeni tiganin dhe lëreni të ziejë në zjarr të ulët për rreth 10 minuta. Rregulloni shijen me kripë, piper, rigon dhe shërbejeni menjëherë të ngrohtë.