Sveçla: Republika nuk trembet, secili që bën krim do të japë llogari

Sveçla: Republika nuk trembet, secili që bën krim do të japë llogari

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka dënuar dhunë ndaj dy të rinjve shqiptarë, që u rrahën mbrëmë nga një grup[ personash. Për këtë ai tha se organet kompetente janë angazhuar për të nxjerrë para drejtësisë personat përgjegjës.

 “Mbrëmë, 15 deri në 20 persona kanë rrahur dy të rinj shqiptarë. Ky akt, si çdo tjetër është i papranueshëm dhe organet tona janë të angazhuara që sulmuesit të sillen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Tutje Sveçla u shpreh se qytetarët shqip[tarë janë dëbuar nga territori i tyre pr shkak të terrorit që bandat kriminale në veri të vendit ndër vite kanë ushtruar mbi qytetarët e Kosovës, përmes akteve të tyre të ndryshme kriminale.

“Qytetarët tanë, veçanërisht ata shqiptarë, janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, ata që kanë qëndruar janë rrahur e terrorizuar në vazhdimësi nga këto grupe kriminale. Shumë prej tyre janë larguar nga aty pikërisht për shkak të këtij terrori të ushtruar sistematikisht nga struktura kriminale me urdhër nga Beogradi. Akte të njëjta kanë ndodhur edhe ndaj qytetarëve të etnisë serbe të cilët kanë njohur dhe kanë bashkëpunuar me institucionet tona”, shkroi ai .

Ndërsa nuk harroi të përmendte, arrestimin e sotëm nga Policia e Kosovës të Nenad Orlovic, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”, i cili dyshohet për sulm ndaj KFOR-it në ditën e 29 majit në Zveçan ku mbeten të plagosur shumë ushtarë.

“Pandëshkueshmëria dhe amnistia ndër vite e kriminelëve të tillë, ka rezultuar me sulme brutale ndaj KFOR-it nga të cilat mbi 30 pjesëtarë mbetën të lënduar. Secili që ka organizuar dhe ka qenë pjesë e atyre sulmeve do të sillet para drejtësisë”.

"Republika nuk trembet. Secili do të japë llogari për secilin krim. Do të vazhdojmë pa u ndalur, në luftë ndaj të gjitha bandave që kanë për synim terrorin ndaj qytetarëve tanë e destabilizimin e vendit tonë", ka shkruar Sveçla.


Lajmi kryesor:

Sulmi ndaj KFOR në veri të Kosovës, në pranga një serb! Borrell: I alarmuar nga arrestimet e paligjshme dhe marshimi i FSK! Kurti: Sipas ligjit, mos përhap panik


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy