Sylvinho në krye të kombëtares, Rraklli në Report Tv: Duka u tregua kokëfortë! Duhet të dëgjonte dëshirën e tifozëve për një trajner shqiptar

TIRANË- Zgjedhja e Sylvinho si trajner i kombëtares shqiptare, për ish-futbollistin Altin Rrakllin është një kokëfortësi e kreut të FSHF-SË Armand Duka, që nuk e ka marrë parasysh aspak dëshirën e tifozëve. Në një intervistë në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe Ju”, me gazetarin Andi Kapxhiu, Rraklli tha se Duka duhet të kishte marrë parasysh një dëshira disa vjeçare të tifozëve, që në krye të kombëtares të jetë një shqiptar.

“Nuk duhet ta bëjmë çdo gjë të zezë, Duka ka bërë një punë të mirë se ka tërhequr fonde, ka bërë maksimunim, se kur flasim për trajnerët e ekipit kombëtar, ai ka opinionin e vet, mendimin specifik se jeton në Shqipëri, por duhet të ishte pak më i zhdërvjellët dhe tradicional, aq më tepër kur e sheh që tifozët kërkojnë një trajner shqiptar, pse duhet të vendosësh me kokëfortësinë tënde. Ke peshën e rëndë , por duhet të dëgjosh dhe tifozët se për ato luhet, u tregua kokëfortë, ka marrë një Brazilian, ne e njohim si ajka e futbollit botëror, por Brazili nuk është shquar për ndonjë trajner. Megjithatë nuk duhet ta paragjykojmë, por ne flasim në parantezë, duke parashtruar ato detaje që kemi parasysh”, tha Rraklli.

Ai hodhi poshtë mendimet se nëse do ishte një trajner shqiptar nuk do kishte meritokraci për grumbullimin e lojtarëve, pra të përzgjidhen me mik. Një gjë  e tillë, për Rrakllin, nuk mund të ndodh me evolimin që ka pasur futbolli në vend.

“Nuk janë kurrë më të kualifikuar nga mënyra e zgjuarsisë së zgjedhjes së lojë, se një trajner shqiptar, por ka qenë presioni, ndërhyrjet e brendshme, miqësitë që të ndjekin, por ka qenë kohë më parë. Një trajner që merr përsipër një kombëtare, duket delirante që të marrë futbollistë me mik”, tha ai.

Ndalur te kualifikimi në Europës, Rraklli është i mendimit se kombëtarja ka shans real. Problemin e sheh vetëm te forma individuale e lojtarëve.

“Ka luajtur në Europë, edhe pse është brazilian, e njeh mirë futbollin defensiv, më e rëndësishme është forma individuale, fati i keq është se po na dëmtohen lojtarët dhe nëse do e kemi këtë fat do e kemi të vështirë, pjesa tjetër tekniko taktike, është mirë që t’ia lëmë stafit në dorë duhet ta përkrahim. Kemi shans real. Konkurrenca është shumë e madhe”, shtoi ish-futbollisti!

Në fund, ka edhe një mesazh për tifozët, të përkrahin trajnerin e kombëtares. “Duhet ta ndihmojmë në rrugën e tij”.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Makiwa: 04/01/2023 20:11

    Duka duhet te kete ndonje interes, osé ka ken dejshem.

    Përgjigju
  • Ilirjan: 04/01/2023 12:44

    Ndoshta Duka shpreson qe Silvinho e Zabaleta te gjejne e te bindin ndonje talent brazilian a argjentinas qe te perfaqeson e Shqiperine! Ska shpjegim tjeter kembengulja e Dukes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente