Sylvinho ribën mbrojtjen, si luan Kombëtarja në ndeshjet e qershorit (FORMACIONI)

Sylvinho ribën mbrojtjen, si luan Kombëtarja në ndeshjet e qershorit (FORMACIONI)

Balliu në dyluftim me Lewandowski-n

Kombëtarja shqiptare e futbollit do zhvillojë dy takime për kualifikueset e Europianit 2024. Më 17 qershor në "Air Albania", kuqezinjtë presin Moldavinë, ndërsa më 20 udhëtojnë për përballjen me Ishujt Faroe. Me vetëm një ndeshje të zhvilluar në grupin E, tanët mbajnë vendin e fundit, pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë kundër Polonisë.

Edhe në përballjet e qershorit, trajneri Sylvinho nuk do ketë disa futbollistë, që janë të dëmtuar. Me vendosjen 4-3-3, Shqipëria luan me Ismajlin dhe Gjimshitin në mbrojtje, me dyshen që rikthehen nga dëmtimi.

Mesi i fushës duket se ka probleme me dëmtimin e Gjasulës, teksa ka vend për Baren dhe Ramadanit. Sulmi do i besohet Uzunit, Asanit dhe Cikalleshit, me treshen ofensive që është në superformë këtë fund-sezoni.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha - Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj - Bare, Ramadani, Asllani - Uzuni, Asani, Cikalleshi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi