Sylvinho rrëfehet për FIFA-n: Ju tregoj çelësin e suksesit të kombëtares shqiptare! Ëndrra jonë pas kualifikimit në ‘Euro 2024’

Sylvinho rrëfehet për FIFA-n: Ju tregoj çelësin e suksesit të kombëtares shqiptare! Ëndrra jonë pas kualifikimit në ‘Euro 2024’

Sylvinho

Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvino ka dhënë një interevistë për FIFA-n ku ka folur mbi suksesin e arritur nga Shqipëria që u kualifikua për herë të dytë në një kampiona europian. Këtë herë Shqipëria nën drejtimin e Sylvinhos, rrëzoi çdo parashikim të bërë, duke dalë e para në grupin E për kualifikueset “Euro 2024”.

Braziliani ka folur për objektivat e së ardhmes duke thënë se synimi kryesor është që Shqipëria të mësohet të luajë rregullisht në Europian dhe në kualifikueset e radhës të kualifikohet në Botëror. Trajneri Sylvinho vlerësoi edhe punën e madhe të bërë nga lojtarët, duke thënë se përkushtimi në punë është çelësi i suksesit.

Më poshtë intervista e Sylvinho-s për FIFA-n:

Objektivat e së ardhmes–  “Objektivi kryesor në afat të gjatë, pas gjashtë muajsh është që të zhvillojmë një turne të denjë. Objektivi i dytë është ta çojmë përpara planin tonë, ta kthejmë në traditë Europianin dhe të kualifikohemi në Kupën e Botës, diçka që Shqipëria nuk e ka arritur kurrë. Imagjinoni sikur të kemi një Europian të shkëlqyer vitin e ardhshëm dhe të arrijmë në çerekfinale. Do të ishte e mahnitshme, por nuk do të thoshte shumë nëse nuk do ta ndiqnim këtë sukses dhe nuk do të vazhdonim  zhvillimin tonë. Ne duam të bëjmë progres në dy drejtime: të kemi një turne të denjë në “Euro 2024” dhe më pas të kemi mbështetjen e vendit, FSHF-së dhe lojtarëve në mënyrë që të bëjmë mirë edhe në kualifikueset e Kupës së Botës dhe të luajmë rregullisht në këto kompeticione.

Ëndrra për kualifikimin në Botëror – Ëndrra është aty, nuk ka dyshim për të. Kjo varet vetëm nga mbështetja që marrim për punën që bëjmë, nga vendi, Federata, stafi teknik dhe grupi i madh i lojtarëve që po monitorojmë. Të gjitha së bashku rrisin shanset që Shqipëria një ditë të luajë rregullisht në Botëror dhe në Europian.

Maroku si shembull për Shqipërinë – Natyrisht, ne nuk do të ‘çmendemi’ duke studiuar se çfarë bëjnë Anglia, Spanja, Franca, Gjermania apo Portugalia, sepse ata gjithmonë janë pretendentë. Ne po shikojmë skuadrat që mund t’i imitojmë dhe, po, ka shumë kuptim, Maroku është një pikë referimi për ne.

Një nga mbrojtjet më të mira në kualifikueset e Europianit – “Gjithçka ka të bëjë me angazhimin në stërvitje. Ka më shumë se 10 vjet që skuadrat po mbrohen me 10 lojtarë. Mbrojtja më e mirë është vetë sistemi. Mund të kesh tre qendërmbrojtës fantastikë dhe portierin më të mirë në botë, por nëse nuk ke përkushtim në punë, atëherë do të pësosh gola. Askush nuk mbrohet me katër ose pesë kundër pesë ose gjashtë. Sulmuesit janë më të shpejtë, më kreativë dhe më inteligjentë në zonën e sulmit dhe gjithçka ka të bëjë me përkushtimin në punë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Fëmijët vrasin babain në Durrës, a është në krizë familja shqiptare?



×

Lajmi i fundit

Edmond Tupja: Shqipja një nga 3 gjuhët më të vjetra në botë, rrezikon zhdukjen si latinishtja dhe greqishtja e lashtë

Edmond Tupja: Shqipja një nga 3 gjuhët më të vjetra në botë, rrezikon zhdukjen si latinishtja dhe greqishtja e lashtë