/ATSH/- Udhëzimet e biznesit në të gjithë botën nuk presin nga institucionet apo korporatat që vetëm të jenë të suksesshëm në fushat e tyre të aktivitetit, por gjithashtu që të luajnë një rol të rëndësishëm për ndërtimin e një shoqërie më të mirë.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ambasada holandeze organizoi të mërkurën një konferencë për të informuar sektorin publik dhe privat, shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm, në lidhje me rëndësinë e nxitjes së Përgjegjshmërisë Sociale të Korporatës në Shqipëri si një biznes.
Të pranishëm në konferencë ishin ambasadori holandez në Tiranë, Dewi van de Weerd, koordinatore e përhershme e OKB-së, Zineb Touimi-Benjelloun, president i rrjetit CSR në Shqipëri, Adamantios Frantzis dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Ervin Mete.
Gjatë punimeve të konferencës u zhvilluan sesione interaktive për adresimin e mundësive të reja dhe të qëndrueshme për sektorin e tekstilit shqiptar, agroturizmit dhe planifikimi urban në Shqipëri. Përveç kësaj, mundësitë e partneritetit të CSR holandez me atë shqiptar do të diskutohen si dhe të dhëna për Planin CSR të Qeverisë 2015-2020.