Çifti më “glamour” i tapetit të kuq janë veshur të dy me të zeza nga koleksioni i preferuar i Kim “Balmain”.
Ajo që ka rënë më shumë në sy ka qenë make-upi i Kim Kardashian, të cilin vetë Kim e pëlqen më shumë se të gjithë.
Ylli televiziv ende nuk ka reshtur së vëni në dukje make-upin e saj bashkë me #hashtagun e makiazherit Mario Dedivanovic, i cili shprehet nëpër intervista se është shqiptar.
(Kim Kardashian dhe Kanye West)
Prindërit e mi, tregon ai erdhën nga Montenegro në SHBA përpara 35 vitesh.
Mario është diplomuar për komunikim dhe marketing në The Fashion Institute of Technology në New York, por e ka tërhequr “e bukura” që në moshën 17-vjeçare.
(Kim Kardashian dhe Mario Dedivanovic)
Në faqen e tij zyrtare Instagram shohim vipat të cilët shkëlqejnë me duart e tij, por sidomos Kim Kardashian dhe motrat e Kim.
Ai tashmë është zëdhënës global dhe artist kreativ i Anastasia Beverly Hills.
(Kim Kardashian dhe Mario Dedivanovic përpara 7 vitesh)
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)