Një operacion i rrallë është kryer me sukses në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku është bërë zëvendësimi i një organi që i mungonte, ezofagut, me pjesë të stomakut.
Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila tregon rrëfimin e nënës së Amelias së vogël.
Postimi i Manastirliut:
“Sytë i kishim nga mjeku po shpresat po na shuheshin” – më tregoi Sonila, mami i Amelias që u diagnostikua me një defekt madhor në lindje. Por pas dy ndërhyrjesh shumë delikate, e para menjëherë pas lindjes dhe e dyta 1 vit më vonë që zgjati për 9 orë me rradhë, Amelia ia ka dalë me sukses asaj që ishte e pamundur: Të jetojë dhe të ushqehet vetë pas zëvendësimit të një organi që i mungonte, ezofagut, me pjesë të stomakut”, -thotë Manastirliu.
Pas kontrollit të fundit mjekësor pak ditë më parë, Amelia rezulton plotësisht e shëndetshme.
BRAVO,,MJEKEVE..
Përgjigju