Ato mund të krijojnë përmbledhje të paragrafëve, ose të të gjithë dokumentit, dhe zgjedhin me kujdes çfarë të përmbledhin në bazë të kohës që sytë qendrojnë të fokusuar në pjesë të ndryshme të faqes .
 
Sipas studiuesve nga Universiteti Osaka në Japoni, ky software ka një saktësi prej 94%.
 
Edhe pse sistemi është ende duke u analizuar, mendohet se ai mund të përdoret potencialisht në arsim për të ndjekur nivelet e përqendrimit të nxënësve, në punë për të monitoruar produktivitetin, ose nga botuesit për të strukturuar përmbajtjen e librave .
 
Gjatë studimit, disa vullnetarë janë pajisur me këto syze me infra të kuqe , të ngjashme me ato të bëra nga SensoMotoric Instrumente ( SMI ) .
 
Studiuesit i kërkuan vullnetarëve  të lexojnë një sërë materialesh duke përfshirë libra, revista, gazeta dhe raporte.
 
Këto syze që gjurmojnë lëvizjen e syve , vihen njësoj si syzet normale.
 
Gjetjet do të prezantohen muajin e ardhshëm në Japoni.

Redaksia online
(o.s/shqiptarja.com)