TIRANË – Sokol Sejdon dhe bandën e tij prej vitesh i kam ndjekur në disa mbrëmje të muzikës Jazz në Tiranë. Ajo c’ka më tërhiqte më shumë ishte saksofoni, i mbetur në kujtesën time nga melodia “Lily ëas here” nën interpretimin e Candy Dulfer dhe Dave Steëart. Kjo melodi ka qenë kontakti im i parë me muzikën jazz. Derisa në Tiranë, ky zhanër filloi të ndiqej përherë e më shumë. Në ditën botërore të muzikës jazz, Sokoli më rrëfen se edhe kjo muzikë si shumë lloje të tjera të kulturës u huazua nga Italia. Asokokohe, më së shumti fishkëllehej një melodi e kamufluar, për të kulmuar në festivalin e 11.-të. Pas kësaj, jazz-i në Shqipëri heshti.
Si shumë ndjesi të bukura të botës përtej bunkerëve melodia e saksofonit filloi të ngjyroste jetën e shqiptarëve në fillimet e viteve ’90.
Ndaj sot, Sokol Sejdi një prej muzikantëve të jazz-it në Shqipëri e thotë me bindjen e plotë se ky zhaner jo vetëm nuk është në hapat e parë, por përkundrazi konkuron denjësisht me performancat në vende të ndryshme të botës.
Çfarë mund të themi për muzikën jazz në Shqiperi? Sa kultivohet ajo në vendin tonë?
Muzika jazz në Shqipëri mund te thuhet se i ka patur fillesat nëpërmjet bashkëpunimeve italo-shqiptare rreth viteteve 50-të. Jam habitur vetë pas kisha patur një ide tjetër rreth historisë dhe tendencave të para të kësaj rryme muzikore ne vendin tim. Shkak për këte është bërë një lokal në Tiranë ku shpesh shumë artistë performojnë live jazz. Vetë pronari i lokalit si përcjellës i kësaj të vërtete, nëpërmjet trashëgimisë së të atit, një ish Kompozitor shqiptar që tashmë ka ndërruar jetë prej vitesh ka të ruajtura foto surprizë me banda jazzi. Në to mund të shikosh instrumentistë shqiptarë dhe italianë, që performojnë sëbashku. Bëhet fjalë per vitet 50-të, ku kjo bandë performon live tek ish Hotel Dajti, ngjarjet rrjedhin dhe më tutje,me afrimin e festivalit të 11-të në R.T.V.Sh, ku pothuaj një pjesë e madhe e aranxhimeve të këtij festivali të muzikës së lehtë shqiptare,kishin gjithë tendencën e stilit jazz me dorën e përkryer të të madhit, trompist dhe kompozitorit "Gasper Curcia".
Vijmë në Shqipërinë e pas komunizmit, duke filluar nga vitet 1992 e më tej, ku përfshihen shumë muzikantë të rinj të asaj periudhe të apasionuar pas kësaj rryme dhe që ju dha mundësia për herë të parë të ishin të lirë të eksploronin në zhanrin e muzikës jazz. Si dega e kompozicionit Gent Rushi, apo kontrabasisti Angjelin Toma, drums Dritan Miluka, kitaristi saksofonisti dhe kompozitori Met Gurra, saksofonisti Brikel Guga. Kërkoj ndjesë që mund të kem lënë dhe shum muzikantë të tjerë pa përmendur, por që të gjithë kanë influencën dhe kontributin e tyre në këtë zhanër muzikor dhe kanë qenë bashkëudhëtarë.
Gjithashtu rreth vitit 98, pas ardhjes nga konservatori Giusepe Verdi Milano,fillova dhe unë si instrumentist klasik përshtatjet e para me këtë tendencë muzikore,për tu bërë më tëj saksofoni mikrofoni i shpirtit, ndërsa muzika jazz gjuha që unë kam zgjedhur për tu shprehur në muzikë dhe vazhdoj e punoj ende.
Muzika jazz në Shqipëri, nuk është më në hapat e parë, pasi atë e kanë pjekur, realizuar dhe dhënë kuptim pikërisht nga këta artista shqiptarë si dhe ata nëpër bote që emigruan, pa lënë pa përmendur pianistin dhe kompozotorin Gjon Guralumi, apo kengetaren dhe producenten Eda Zari. Jazzi në Shqipëri, tashmë nuk shikohet dhe dëgjohet si një përpjekje fillestare, por ka kaluar në nivele dhe ka kapur standartet pothuaj të duhura për tu ndjekur jo vetëm nga audienca jonë, por dhe ajo e huaj.
Sot në ditën botërore të muzikës Jazz, cilat janë mesazhet që synon të përcjellë kjo muzikë?
Sot të gjithë kanë të drejtën të marrin pjesë dhe të mos ndihen të përjashtuar nga festa, duke iu referuar dhe shprehjes të të madhit trompistit të jazzit Winton Marsalis...
"The real poëer of Jazz is that a group of people can come together and create
improvised art and negotiate their agendas... and that negotiation is the art"
Muzika jazz bazohet pervec disa elementëve të tjerë dhe inprovizimin,të shprehurin lirshëm dhe krejt përsonalitetin apo stilin e një instrumentisti, a nuk eshte ky nje mesazh në vetvehte? Le t’i shmangemi imitimeve në jetën tonë të përditshme dhe të jemi vetvetja apo të luftojme dhe të kemi vullnet dhe stil....
Cili është brezi që më së shumti mbështet dhe dëgjon muzikën Jazz?
Mund të them nga eksperienca e lojës natën në night bar dhe kontaktin me skenën, që ndër brezat që janë më të interesuar për ta ndjekur, përfshirë këtu profesione apo nivele te ndryshme njerzish, janë brezi që e ka kaluar adoleshencën e deri në mosha shumë të pjekura. Gjatë 11 viteve të punës time si pedagog në liceun artistic “Jordan Misja” kënaqem kur dëgjoj nëpër korridore si dhe aktivitetet e mia instrumentistët e ardhshëm. Shoh brezat e adoleshentëve në liceun artistik, duke filluar nga kati i katërt e deri në katin e parë, gumexhijnë korridoret nga instrumentat që herë - herë luajne instiktivisht me vesh blues, apo tek tuk ndonjë nxenës i imi që s’ka shpetuar pa mësuar shumë nga harmonia dhe ritmet jazz. Shpresojmë që në të ardhmen ky brez, kjo frymë e re ta cojë dhe ta zgjojë akoma më tepër deshirën e publikut për ta ndjekur këtë zhanër muzikor.
Si dhe sa përfaqësohet Jazz-i shqiptar në botë?
Për këtë pyetje do thoja: pak. Pa anashkaluar punën kolosale dhe pëpjekjet e artistave tanë përtej kufijve, por mendoj se për atë realitet që përjetojnë ata jashtë duhet dhe i takon të jenë më kopetentë. Mund të përmend vetëm aktivitetet dhe koncerti i fundit i vokalistes jazz Eda Zari në Tiranë ishte një tregues dhe një domethënie, e asaj çka kanë artistët botërorë të jazzit.
Nuk do të doja të lija pa përmendur vokalisten jazz Elina Duni, sërish përtej kufijve, apo pianistin dhe kompozitorin Gjon Guralumi që jeton prej vitesh në Zvicer,apo pianisti dhe kompozitori Markelian Kapedani në Itali.
Çfarë mund të bëhet më shumë për këtë zhanër të muzikës në Shqipëri?
Natyrisht që rrugët apo mundësitë janë të panumërta për të ndihmuar jazzin në Shqipëri, por kjo pyetje mendoj përfshin iniciativat apo përpjekjet që duhet të bëhen si në rrugë shtetërore apo dhe të privatit kundrejt arti.
Duhet menduar apo kërkuar më thellë në mënyrën e menaxhimit apo projekteve që janë menduar për artin dhe kulturën shqiptare apo artistët shqiptarë. Ndoshta këtu duhet të përqendrohet vëmendja, se sa projekteve apo dëshirave të vetë artistëve që mendoj se janë të njohur dhe jo të painformuar.
Deri më tani thuajse të gjitha aktivitetet mbeten totalisht më mbështetje private.
Doja ta lija këtë përgjigjen e pyetjes së fundit të hapur dhe me shpresen e mireë se gjërat do fillojnë të funksionojnë akoma më mirë dhe pse jo cdo problem apo eksperiencë e re të gjejë zgjidhjen e merituar.
(Shënim: Sokol Sejdo dhe banda e tij jazz performojnë prej vitesh në disa lokale të njohura në kryeqytet si “Grand café de Paris” apo “Havana Eksklusive.)
DITA BOTËRORE E JAZZ
Për herë të parë në historinë e saj, muzika Jazz (xhaz) sot feston ditën e saj. Ambasadori i vullnetit të mirë të UNESKO-s, xhaz pianisti dhe kompozitori Herbri Henkok pati sukses për vendosjen e Ditës ndërkombëtare të xhazit, i cili nga ky vit do të mbahet më 30 prill çdo vit.
Ngjarjen e parë të këtij lloji do ta organizojë UNESKO në bashkëpunim me institutin e xhazit Tellonius Monk, në të cilin punon Henkok.
Kjo ngjarje përfshin edhe koncerte të yjeve të xhazit në selinë e UNESKO-s në Paris, në Nju-Orleans dhe në sallën në Nju-Jork ku mbahet asambleja e përgjithshme e KB-së. Të njëjtat koncerte do të mbahen edhe në Shqipëri, ku prej vitesh ka disa artistë dhe banda të cilat luajnë muzikë xhaz në ambjente të ndryshme publike dhe private.
Ngjarjet e xhazit, gjithashtu, do të ketë edhe në së paku 20 vende nga Algjeria deri në Uruguaj.
Qëllimi i kësaj dite është të rrisë ndikimin e muzikës në edukimin e brezave si një mesazh paqeje, bashkimi dhe dialogu.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com