Të dielën afati për vëzhguesit, KQZ:
KZAZ urgjent në punë dhe në fundjavë

TIRANE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi ditën e sotme se, nesër është afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve për akreditimin e vëzhguesve zgjedhorë.

Por sipas KQZ, komisionerët nuk qëndrojnë në detyrë në fundjavë, ndaj institucioni tërheq vëmendjen se e shtuna dhe e diela janë punë.

Ditën e dielë, dt. 11 qershor, pra ditën e nesërme përfundon afati për dorëzimin e dokumenteve për akreditimin e vëzhguesve pranë KZAZ-ve.
Nga të gjithë subjektet zgjedhore që i janë drejtuar selive të KZAZ-ve për të dorëzuar dokumentet e akreditimit, vijnë shqetësime se Komisionerët e Zonave të Administrimit Zgjedhor nuk janë në punë.
Kjo është e patolerueshme, pasi komisionerët e KZAZ-vë në zbatim të udhëzimit nr.2/2009 të miratuar nga KQZ-ja, duhet të qëndrojnë në krye të detyrës për të realizuar të gjithë veprimtarinë që ju ngarkon Kodi Zgjedhor, nga ora 08.00 – 13.00 dhe mbasdite 16.00 - 20.00.
KQZ i tërheq vëmëndjen anëtarëve të KZAZ-ve që të qëndrojnë në selitë e KZAZ-ve dhe të respektojnë orarin e punës. 
Jemi në përiudhë zgjedhore dhe ditët e fundjavës për komisionet zgjedhore janë ditë pune, ndaj të gjithë komisionerët e KZAZ-ve, duhet të jenë në punë sot por edhe ditën e neserme
”, citon KQZ .

(d.b/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi

VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi