Të djathtët e KQZ-së
turizëm elektoral në Francë

Të djathtët e KQZ-së<br />turizëm elektoral në Francë
TIRANE- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani vijon procesin e dasisë në institucionin që drejton. Për 5 ditë më radhë anëtarët e mazhorancës në KQZ, kanë qëndruar Francës për të marrë një eksperiencë për zgjedhjet presidenciale, duke lënë pakicën opozitare në Tiranë. Ikja e tyre nuk ka lënë asnjë gjurmë, përveç asaj të çekimit në aeroportin e Rinasit.

Në KQZ nuk ka asnjë vendim për një shërbim të tillë, pasi normalisht duhet të ishte edhe kundrafirma e nënkryetares Dëshira Subashi. Përderisa një shkresë e tillë nuk ekziston, del hapur se janë shkelur proceduarat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Edhe pse nga institucioni bëhet e ditur se është vënë në dijeni anëtari Artan Laze për të shkuar në një udhëtim sëbashku, ky i fundit pretendon të kundërtën, se nuk është vënë në dijeni për një ftesë të tillë nga kryetari Ristani. Burime brenda KQZ-së bëjnë me dije se lëvizja e tyre drejt Francës ka qenë një ftesë nga Ministria e Brendshme e këtij vendi.

Gjithësesi ky akt është diskriminues, këtë e parashikon edhe ligji për diskriminimin i vitit 2010, ku thuhet se "askush nuk mund të diskriminohet, mes të tjerave, edhe për bindjet politike". Kreu i KQZ-së, Arben Ristani së bashku me tre anëtarët e djathtë në këtë komisioni, Vera Shtjefni, Klement Zguri si dhe Hysen Osmani ishin në Francë me rastin e zgjedhjeve Presidenciale për të marrë eksperiencë nga një shtet i fuqishëm juridikisht siç është Franca, duke shmangur tre anëtarët e majtë në këtë komision.

ARMANDO SUBASHI
Deputeti i Partisë Socialiste, Armando Subashi njëherësh sekretar për Çështjet Zgjedhore e ka vlerësuar këtë vizitë si një shkelje të hapur të procedurave në KQZ, por edhe si një lloj shpërblimi nga kryeministri Berisha për zgjedhjet e 8 Majit. "Kjo është transpaernca e intitucioneve tona. Duhet të harxhohen lekë për të bërë një udhëtim katër anëtarët e KQZ në Francë, për t'u shpërblyer për zgjedhjet e 8 Majit", është shprehur deputeti i PS, Armando Subashi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë